Zyra e Kryeministrit

Sektori i energjisë, sektori më i rëndësishëm për Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, thekson kryeministri Thaçi

27 Tetor, 2008

Prishtinë, 27 tetor 2008
 
           
Kryeministri Hashim Thaçi ka përshëndetur dhe falënderuar për
angazhimin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në drejtim të
realizimit të projektit për termocentralin e ri “Kosova C”.
 
Realizimi
i këtij projekti, ka thënë kryeministri Thaçi, do të jetë në përputhje
me normat për mbrojtjen e ambientit në Kosovë, por edhe në funksion të
gjenerimit të vendeve të reja të punës.
 
Kryeministri
Thaçi ka vlerësuar rëndësinë e realizimit projektit për zhvillimin
ekonomik të Kosovës dhe ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës
do të mbetet e përkushtuar për përzgjedhje, përmes procedurave
transparente, të ofertës më të mirë për Kosovën për realizimin e këtij
projekti.
 
“Qeveria
e Republikës së Kosovës do të marrë përgjegjësitë që i takojnë në
bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtarë për realizimin e këtij
projekti”, ka deklaruar kryeministri Thaçi dhe ka shprehur falënderimin
për donatorët që po mbështesin realizimin e tij. 

Last modified: 27 Tetor, 2008

Comments are closed.

×