Zyra e Kryeministrit

Sekretarja Clinton siguron kryeministrin Thaçi se SHBA-ja do të vazhdoj të qëndroj përkrah qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës

21 Shkurt, 2012

Prishtinë, 21.02.2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi sot gjatë ditës ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretaren e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zonjën Hillary Clinton.

Temë kyçe e bisedës ishte kërkesa e kryeministrit Thaçi që Kosova të mbështetet në implementimin e agjendës euro-atlantike, në mënyrë që Republikës së Kosovës t’i hapen dyert drejt anëtarësimit të plotë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Sekretarja Clinton ka rikonfirmuar edhe njëherë që Republika e Kosovës do të ketë mbështetje të parezervë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim.  SHBA do të vazhdoj të qëndroj përkrah qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, theksoi ajo.

Sekretarja Clinton i ka rikujtuar edhe njëherë kryeministrit Thaçi dhe gjithë popullit të Kosovës që SHBA-ja asnjëherë nuk do t’i sugjeronte Qeverisë së Kosovës të ndërmarrë veprime të cilat do t’i dëmtonin interesat e shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj, në rrugën e integrimit të Republikës së Kosovës në institucionet euro-atlantike.

Gjithashtu, sekretarja Clinton e uroi kryeministrin Thaçi  me rastin e përvjetorit të katërt Republikës së Kosovës, si dhe e përgëzoi për të arriturat gjatë këtyre viteve. 

Last modified: 21 Shkurt, 2012

Comments are closed.