Zyra e Kryeministrit

Qeveria e Republikës së Kosovës zotohet për veprim transformues për zhvillim të qëndrueshëm

20 Tetor, 2023

Prishtinë, 20 tetor 2023

Duke iu përgjigjur thirrjes për veprim të ripërtërirë global, Qeveria e Republikës së Kosovës zotohet për veprim shtatë-vjeҫar të përshpejtuar dhe transformues, për të përmbushur premtimin për zhvillim të qëndrueshëm. Këto zotime janë në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit 2030 (SKZH) dhe Planin Kombëtar të Zhvillimit, të miratuar në mars 2023, që përshkruan vizionin e Qeverisë për zhvillim të qëndrueshëm dhe realizim të Agjendës 2030.

Muajin e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara u bëri thirrje liderëve botërorë të investojnë në zhvillim “si kurrë më parë” dhe të bëjnë përparim domethënës në përshpejtimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs). Thirrja e tij erdhi në një pikë kritike, pasi krizat globale po kërcënojnë arritjen e synimeve globale deri në vitin 2030.

Zotimet transformuse të Qeverisë do të fokusohen në katër prioritetet kryesore të politikave:

• Ulja e Varfërisë: Qeveria është e përkushtuar të zvogëlojë shkallën e varfërisë për 6% deri në vitin 2027, përmes shërbimeve shëndetësore cilësore dhe reformë së skemës së ndihmës sociale.
• Energjia e ripërtëritshme: Qeveria synon rritjen e kapacitetit të energjisë së ripërtëritshme nga 279 MW në 1600 MW deri në vitin 2030, përfshirë zgjerimin e kapacitetit të ruajtjes së baterive së paku 170 MW në rrjetin kombëtar të energjisë elektrike.
• Transformimi digjital: Deri në vitin 2027, Kosova synon të digjitalizojë 65% të shërbimeve publike për qytetarët dhe bizneset, me synimin për të trajnuar 80% të popullsisë me aftësi digjitale bazike deri në vitin 2030
• Transformimi i Arsimit: Kosova është e vendosur të ndërmarrë reforma të rëndësishme në sistemin arsimor, duke alokuar 4-6% të BPB-së dhe 15-20% të shpenzimeve publike për arsim deri në vitin 2027. Kjo përputhet me rritjen e shkallës së përfshirjes në arsimin e fëmijërisë së hershme, veçanërisht për fëmijët me nevoja të veçanta, si dhe rritjen e shkallës së regjistrimit të fëmijëve të margjinalizuar në arsimin e detyrueshëm dhe të mesëm të lartë.

Për të mbështetur këto angazhime, Qeveria po bën mekanizmat zhvillimor të përshtatshëm, duke synuar themelimin e një Fondi Përshpejtues të Zhvillimit (SDG-ve) si dhe Platformën e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs).

Këto zotime pasqyrojnë përkushtimin e palëkundur të Kosovës për krijimin e një shoqërie të barabartë, të qëndrueshme, dhe më prosperuese.

Last modified: 20 Tetor, 2023

Comments are closed.

×