Prishtinë, 05 tetor 2010
Qeveria ka marrë vendim për përcaktimin e çmimit të Gazetës Zyrtare. Në bazë të nenit 13 paragrafit (1) të Ligjit për Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës Nr 03/L-190, Qeveria e Kosovës me vendim cakton çmimin e Gazetës Zyrtare, prej dy (2) euro. Mjetet e grumbulluara nga shitja e Gazetës Zyrtare të Republikës së Kosovës do të derdhen në Buxhetin e Republikës së Kosovës.
Po ashtu Qeveria ka bërë përcaktimin e subjekteve përfituese dhe numrin e ekzemplarëve të Gazetës Zyrtare që do të shpërndahen falas. Zyra për Publikimin e Gazetës Zyrtare të Republikës së Kosovës ka propozuar që subjektet që marrin nga dy ekzemplarë të gazetës falas janë: Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së (Shoqata e Veteranëve, Shoqata e familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqata e Invalidëve të Luftës); Arkivi i Republikës së Kosovës; Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Republikës së Kosovës; Shoqata e Pensionistëve të Republikës së Kosovës; Muzeu Kombëtar i Republikës së Kosovës; Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Republikës së Kosovës; Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut; Handikos-i dhe Kryqi i Kuq i Republikës së Kosovës, si dhe institucionet qendrore dhe lokale të vendit.
Qeveria ka themeluar Zyrën për Shpronësim, propozuar nga MMPH. Vendimi është marrë duke u bazuar në ligjin Nr. 03/L-139 për shpronësimin e pronës së paluajtshme.
Në bazë të propozimit të MEF-it, Qeveria vendosi për Reduktimin dhe Transferim të mjeteve në Organizata Buxhetore.
Ministria për Ekonomi dhe Financa ka propozuar që në pajtim me Ligjin e Buxhetit për vitin 2010 të merret vendim për Reduktimin dhe Transferim të mjeteve në Organizata Buxhetore. Kërkesa e ministrit për Ekonomi dhe Financa ka të bëjë me reduktimin e këtyre ndarjeve buxhetore: 2,000,000.00 (dy milion) euro, në Ministrinë për Ekonomi dhe Financa “Programi” bashkëfinancimi me IPA kategoria ekonomike Shpenzime Kapitale; 700,000.00 (shtatëqind mijë) euro në Ministrinë për Ekonomi dhe Financa, Programi “Energjia-KEK-u”, kategoria ekonomike Subvencione e transfere; 3,000,000.00 (tre milion) euro në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Programi “Ambasadat” kategoria ekonomike Shpenzime Kapitale; 1,000,000.00 (një milion) euro në Zyrën e Presidentit, Projekti “Shtëpia e Bardhë” kategoria ekonomike Shpenzime Kapitale; 612,000.00 (gjashtëqind e dymbëdhjetë mijë) euro në Ministrinë e Administratës Publike, kategoria ekonomike, Shpenzime Kapitale.
Kërkesa e Ministrit për Ekonomi dhe Financave për transfer të mjeteve nga pika 1. e këtij Vendimi propozohen këto ndarje buxhetore:
300,000.00 (treqind mijë) euro në Komunën e Junikut, kategoria ekonomike, Shpenzime Kapitale;
400,000.00 (katërqind mijë) euro në Komunën e Fushë Kosovës, kategoria ekonomike, Shpenzime Kapitale;
700,000.00 (shtatëqind mijë) euro në Komunën e Mitrovicës, kategoria ekonomike, Shpenzime Kapitale;
700,000.00 (shtatëqind mijë) euro në Komunën e Deçanit, kategoria ekonomike, Shpenzime Kapitale;
500,000.00 (pesëqind mijë) euro në Komunën e Podujevës, kategoria ekonomike, Shpenzime Kapitale;
2,000,000.00 (dy milion) euro në Komunën e Gjilanit, kategoria ekonomike, Shpenzime Kapitale;
200,000.00 (dyqind mijë) euro në Komunën e Prishtinës, kategoria ekonomike, Shpenzime Kapitale;
1,400,000.00 (një milion e katërqind mijë) euro në Komunën e Skenderajt, kategoria ekonomike, Shpenzime Kapitale;
70,000.00 (shtatëdhjetë mijë) euro në Komunën e Shtime, kategoria ekonomike, Shpenzime Kapitale;
40,000.00 (dyzetë mijë) euro në Komunën e Pejës, kategoria ekonomike, Shpenzime Kapitale;
232,000.00 (dyqind e tridhjetë e dy mijë) euro në Ministrinë e Administrimit të pushtetit Lokal, kategoria ekonomike, Shpenzime Kapitale;
70,000.00 (shtatëdhjetë mijë) euro në Ministrinë e Shëndetësisë, programin “Spitali Rajonal në Mitrovicë, kategoria ekonomike, Mallra e Shërbime;
700,000.00 (shtatëqind mijë) euro në Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhje Zhvillimit Rural, programi “Departamenti i Prodhimtarisë dhe Mbrojtjes Bimore”, kategoria ekonomike, Subvencione dhe transfere.
Qeveria ka marrë vendim për angazhimin e kompanisë Patton Boges LLM, me seli në Uashington e cila do të merret me promovimin dhe mbrojtjen e interesave të institucioneve të Republikës së Kosovës jashtë vendit.
Qeveria e Kosovës sot në bazë të kërkesës së KQZ ka zotuar 2 milion euro për plotësimin e nevojave të KQZ-së për implementimin e zgjedhjeve
Last modified: 5 Tetor, 2010