Zyra e Kryeministrit

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson lart procesin zgjedhor në Komunën e Parteshit

21 Qershor, 2010

Suksesi i procesit të djeshëm zgjedhor, pas zgjedhjeve të mëhershme në Komunën e Graçanicës, Komunën e Ranillugut dhe në Komunën e Kllokotit është dëshmi e fortë se pjestarët e komunitetit serb po integrohen në jetën institucionale të Republikës së Kosovës, duke shfrytëzuar të drejtat afirmative që ua ofron Kushtetutat e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi.

Qeveria e Republikës së Kosovës rikonfirmon përkushtimin e vet për të vazhduar me implementimin e provizioneve të Propozimit Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari, duke përfshirë edhe procesin e decentralizimit të pushtetit lokal, si një bazë e mirë për integrimin dhe pjesëmarrjen e të gjitha qytetarëve në procesin e vendim-marrjes.

Qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim, janë pjesë e perspektivës së përbashkët integruese dhe Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të jetë bartëse e proceseve të rëndësishme për një të ardhme evropiane për të gjithë.

Last modified: 21 Qershor, 2010

Comments are closed.