Zyra e Kryeministrit

Qeveria e Republikës së Kosovës i propozon presidentit njëmbëdhjetë të ngarkuarit me punë në misionet diplomatike të Kosovës

28 Gusht, 2008

Prishtinë,  29 gusht 2008
 
Qeveria e Republikës së Kosovës është e nderuar që të bëjë propozimin e të ngarkuarve të parë me punë në përfaqësitë e para diplomatike në dhjetë vende të ndryshme të botës, që është hapi i rëndësishëm për ndërtimin e shërbimit diplomatik të Kosovës.
 
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka vlerësuar të  propozuarit si njerëz me kredibilitet kombëtar, profesional dhe me vizion për politikën dhe diplomacinë e Kosovës.
 
Kryeministri Thaçi  ka theksuar se vizioni i politikës së jashtme dhe diplomacisë së Kosovës, është integrimi në NATO dhe në BE, si dhe ndërtimi i raporteve të mira me të gjithë fqinjët e saj.
 
Në vazhdim të mbledhjes, ministri i Punëve të Jashtme Skender Hyseni ka prezantuar propozimin e njëmbëdhjetë të ngarkuarve me punë në misionet diplomatike të Kosovës, duke theksuar se ky propozim është rezultat i konsultimeve të gjera dhe të vazhdueshme ndërinstitucionale në Kosovë.
 
Të propozuar janë:
 
1.Uashington  –       Avni Spahiu
2.Nju Jork       –       Sylejman Gashi
3.Londër        –       Muhamet Hamiti
4.Paris           –       Muhamedin Kullashi
5.Berlin          –       Vilson Mirdita
6.Romë         –        Albert Prenkaj
7.Bruksel       –        Ilir Dugolli
8.Ankara       –        Bekim Sejdiu
9. Vjenë        –        Sabri Kiçmari
10. Bernë      –        Naim Mala
11. Tiranë     –        Gazmend Pula
 
Ky propozim i është dërguar Zyrës së Presidentit të Republikës për dekretim.

Last modified: 28 Gusht, 2008

Comments are closed.

×