Prishtinë, 03 shkurt 2009
Në takimin e përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar të Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), në kuadër të dialogut social, u arrit pajtimi për ndërprerjen e grevës.
U arrit pajtim i përbashkët që t’i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës që të formojë një grup pune të përbërë nga deputetë, ekspertë të fushës dhe përfaqësues të FSSHK-së për ofrimin e zgjidhjeve për problemet në shëndetësi.
U rikonfirmua se përmirësimi i gjendjes në sektorin e shëndetësisë është një ndër prioritetet strategjike të Qeverisë.
Me këtë rast, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi u zotua për angazhime konkrete të Qeverisë në mënyrë që problemet e grumbulluara në sektorin e shëndetësisë të zgjidhen me një dinamikë të përshpejtuar.
Qeveria e Kosovës është zotuar se do të përmbush të gjitha obligimet e veta në pajtim edhe me buxhetin e miratuar të viti 2009.
Last modified: 3 Mars, 2009