Zyra e Kryeministrit

Pensionet e kategorive të dala nga lufta, nga 1 janari 2010 janë ngritur afër qind për qind- ka thënë Faik Fazliu, udhëheqësi i Zyrës për Veteranët e Luftës së UÇK-së në Zyrën e Kryeministrit

23 Shkurt, 2010

Prishtinë, 23 shkurt 2010 

Në një konferencë shtypi, udhëheqësi i Zyrës për Veteranët  e Luftës së UÇK-së në Zyrën e Kryeministrit, këshilltari politik i kryeministrit, z.Faik Fazliu, njoftoi për përkujdesjen institucionale të invalidëve dhe veteranëve të Luftës së UÇK-së, në bazë të një vendimi të Qeverisë dhe  Kryeministrit Thaçi.

Sipas z. Faik Fazliu, në bazë të këtij vendimi pensionet e këtyre të kategorive të dala nga lufta, nga 1 janari 2010 u janë ngritur  afër qind për qind.

Sipas shkallës së invaliditetit  pensionet e invalidëve janë rritur prej 120 deri në 239 euro.

Pensionet e kujdestarëve t invalidëve të UÇK-së janë rritur nga 59 në 120 euro.

Ndërkaq pensionet e familjeve pas vdekjes së invalidëve të UÇK-së janë rritur nga 96  deri 191 euro . 

Në vazhdim, z.Fazliu, ka njoftuar edhe për një varg projektesh, të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i ka realizuar dhe po i realizon, me qëllim të përmirësimit të pozitës së invalidëve dhe veteranëve të luftës së  UÇK-së.

Mes tjerash ai ka veçuar, rregullimin e protezave, ndërtimin e shtëpive, rehabilitimi shëndetësor, lirimi nga pagesa e energjisë elektrike, si dhe lirimin nga pagesa e konviktit dhe mensës për studentët .

Last modified: 23 Shkurt, 2010

Comments are closed.