Zyra e Kryeministrit

Njoftim

15 Tetor, 2010

Prishtinë, 15 tetor 2010

Kryeministri Thaçi shkarkon nga detyra Behar Selimin
 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, duke u mbështetur në kompetencat e tij sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Policinë e Kosovës, ka shkarkuar z. Behar Selimi nga pozita e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
 

Vendimi i sotëm i Kryeministrit Thaçi është marrë pas rekomandimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi për shkarkimin e z.Behar Selimi.

Last modified: 15 Tetor, 2010

Comments are closed.