Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës,
z. Hashim Thaçi, organizohet manifestimi tradicional EPOPEJA E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS
– Të premten, me 5 Mars, në orën 12:00, në Sheshin ‘’Skënderbeu’’, Garda e Nderit e FSK-së nderon manifestimin me prezencën e personaliteteve të larta shtetërore.
– Në orën 18:00 fillon turneu ndërkombëtar i futbollit të vogël “Adem Jashari” në Pallatin e Rinisë, ku marrin pjesë reprezentacione dhe ekipe nga rajoni dhe më gjerë.
– Të shtunën, më 6 mars, nga ora 10:00 do të bëhen homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz, ndërsa në orën 18 në Pallatin e Rinisë, në Sallën e Kuqe, mbahet Akademia Përkujtimore.
– Të dielën, me 7 mars, në orën 18:00, mbahet manifestimi kulturor tradicional “Nata e Zjarreve”.
Last modified: 4 Mars, 2010