Zyra e Kryeministrit

Nën drejtimin e Kryeministrit Thaçi, u mbajt mbledhja e 121 e Qeverisë së Republikës së Kosovës

27 Mars, 2013

Prishtinë, 27 mars 2013

E drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt në të cilën ka aprovuar projektligje, rregullore, raporte dhe vendime nga fushat e përgjegjësive të saja kushtetuese dhe Ligjore

Në fillim të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi ka mbajtur fjalën e vet hyrëse, të cilën po e prezantojmë të plotë:

“Fillimisht më lejoni t’ju informoj se sot, në kuadër të angazhimeve për procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë dhe transparencës së plotë të këtij procesi dhe vendosmërisë sonë për të lëvizur përpara si shtet i Kosovës për të arritur marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, kam informuar për ecurinë e gjithëmbarshme të procesit, sot takova në mëngjes ambasadorët e shteteve të Quintit, të cilët i informova për gatishmërinë tonë, përgatitjet, përkushtimet dhe përgjegjësitë tona që i kemi prezantuar në  Bruksel, duke respektuar gjithmonë Kushtetutën, ligjet e Kosovës, dokumentin e Ahtisarit me standardet më të larta evropiane.

Normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve tona, është në interesin e dy vendeve, popujve tanë, por edhe të perspektivës evropiane të rajonit.

Kemi një mbështetje të plotë dhe unike të të gjitha vendeve të Quintit në qasjen tonë dhe natyrisht shtetet e Quintit mirëpresin arritjen e marrëveshjes në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë në  takimin e radhës që do të zhvillohet me 2 prill.

Ndërsa më pastaj kam informuar ambasadorët e vendeve të BE-së, me temë të njëjtë, qasje dhe përkushtim të njëjtë, me zotimet tona të njëjta. Kam theksuar edhe domosdoshmërinë se në rast të arritjes së marrëveshjes, duhet të ketë involvim të plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës, EULEX-it dhe NATO-s, për implementimin e marrëveshjeve, për lëvizje të lirë, për krijimin e ambientit të sigurt në atë hapësirë të territorit të Republikës së Kosovës.

Në të njëjtën kohë edhe për domosdoshmërinë e shpërbërjes së të gjitha strukturave ilegale të sigurisë, për fillimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë, sipas legjislacionit të Kosovës, për investimet socio-ekonomike që do ndodhin atje, për transformimin e strukturave të edukimit, shëndetësisë dhe shërbyesve civilë, por duke punuar gjithmonë edhe për zgjedhjet e lira në tri apo eventualisht në katër komuna në veri.

Institucionet e Republikës së Kosovës do të ftojnë OSBE-në për lehtësim, menaxhim dhe organizim të zgjedhjeve,duke u certifikuar rezultatin zgjedhor nga KQZ-ja. Më pastaj, për t’u formuar asociacioni me shumicë serbe, pa mandat legjislativ, ekzekutiv apo të pushtetit të tretë, por si një asociacion i cili buron  nga e drejta kushtetuese dhe ligjore e Republikës së Kosovës.

Në kuadër të informimit të partive politike, unë sapo kam përmbyllur një takim me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilin e kam informuar për të gjithë ecurinë e këtij procesi, duke qenë falënderues për mbështetjen dhe marrjen e përgjegjësive si parti, edhe në Bruksel, përmes përfaqësuesit të saj, z.Blerim Shala, por edhe prezantimin e tyre në opinionin publik me qëndrimet e tyre në Kuvendin e Kosovës dhe në përgjithësi participimin e AAK-së në këtë proces të rëndësishëm për shtetin e Kosovës, të normalizimit të gjendjes në veri dhe perspektivën tonë euroatlantike.

Unë do të vazhdoj t’i informoj edhe partitë tjera politike në bazë të agjendës që është planifikuar. Ndërsa, nesër do të informojë dhe raportoj para Kuvendit të Republikës së Kosovës për takimin e fundit që kemi zhvilluar në Bruksel”.

Në vazhdim, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar:

Projektligjin për Tregun e Naftës dhe Produkteve të Naftës në Kosovë

Ky projektligj përcakton kushtet për furnizim të sigurt dhe cilësorë me naftë dhe me produktet e saj. Rregullon mbikëqyrjen dhe monitorimin e tregut në pajtim me standardet evropiane. Gjithashtu Projektligji përcakton kushtet elementare për krijimin dhe ruajtjen e rezervave të obligueshme të naftës dhe produkteve të saj.

Projektligjin për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësit

Rregulloren për Përmbajtjen dhe Procedurat e Hartimit të Planeve të Reagimit Emergjent

Kjo Rregullore përcakton përmbajtjen, harmonizimin dhe përditësimin e planeve për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera. Rregullorja obligon institucionet shtetërore, autoritetet e pushtetit lokal, institucionet, ndërmarrjet dhe organizatat tjera për hartimin e planeve kombëtare për mbrojtje dhe shpëtim.

Rregulloren për Nxitjen e Bashkëpunimit Ndër-komunal

Qëllimi i kësaj Rregulloreje është nxitja dhe përkrahja e bashkëpunimit ndër-komunal dhe  zhvillimit ekonomik rajonal. Rregullorja përcakton fushat, kompetencat dhe kriteret për bashkëpunim mes komunave në Republikën e Kosovës me qëllim të zhvillimit socio-ekonomik dhe rajonal.

Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës të Inspektoratit të Tregut

Kjo Rregullore ka për qëllim përcaktimin e organizimit të brendshëm të Inspektoratit të Tregut, ndërsa kompetencat e përgjithshme dhe shkalla e pavarësisë së këtij institucioni përcaktohen me Ligjin për Inspektoratin dhe Mbikëqyrjen e Tregut si dhe legjislacionin përkatës në fuqi.

Raportin Përfundimtar të Buxhetit për Vitin 2012

Raporti është në përputhje me kërkesat dhe përkufizimet juridike të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësit dhe me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik, të bazuar në para të gatshme. Raporti pasqyron në mënyrë të saktë dhe të drejtë , financat dhe transaksionet financiare të Institucioneve të Kosovës nga buxheti, grantet e donatorëve dhe huamarrjet për vitin fiskal 2012. Raporti do t’i dorëzohet Kuvendit të Kosovës dhe Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës.

Sipas Raportit, pranimet gjatë vitit 2012, duke mos përfshirë grantet e përcaktuara të donatorëve, kanë qenë 1,537,955,000 Euro, dhe paraqesin 96.3% e të hyrave të planifikuara dhe paraqesin rritje të hyrave për 18.0% në krahasim me vitin paraprak.

Pagesat gjatë viti 2012, duke mos përfshirë grantet e përcaktuara të donatorëve, kanë qenë 1,466,955,000 Euro dhe paraqesin 92% të planit të përgjithshëm vjetor. Në krahasim me vitin paraprak është një rritje e shpenzimeve për 5.7%.

Vendimi për Ndryshimin e Shtojcës I të Ligjit për Financimin e Pushtetit Lokal

Në mbështetje të Ligjit për Financimin e Pushtetit Lokal, ndryshohet Shtojca I, për ndarjen e Granteve të Përgjithshme, me qëllim të reflektimit të të dhënave nga regjistrimi i popullsisë, të publikuara zyrtarisht nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në fund të vitit 2012.

Raporti vjetor për Vlerësimin e Përshtatshmërisë së Sistemit të Financimit për Komunat gjatë viti 2012

Viti 2012 shënon vitin e katërt të zbatimit të sistemit të ri të granteve ndërqeveritare, të themeluara me Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal. Në krahasim me vitin paraprak, Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave ka bërë përpjekje për bashkërendimin me ministrit e linjës dhe komunat për të siguruar se përcaktimi i granteve qeveritare dhe kritereve të shpërndarjes t’i plotësoj kërkesat që dalin nga Ligji për Financat e Pushtetit Lokal.

Ligji për Financat e Pushtetit lokal ka fuqizuar komunat në përcaktimin, administrimin dhe mbledhjen e të hyrave vetanake. Ato mund të mbledhin taksa komunale, të vejnë tarifa dhe ngarkesa mbi një shkallë të gjerë të aktiviteteve dhe dokumenteve civile. Komunat gjithashtu kanë aktivitete komerciale veçanërisht te pronat e paluajtshme që mund të gjenerojnë të ardhura. Trendët e viti të kaluar tregojnë se grumbullimi i të hyrave vetanake në komuna ka shënuar progres.

Përveç që është shënuar progres në implementimin e elementeve kryesore të sistemit të ri të financimit komunal, transferet qeveritare për kompetencat e shtuara janë aplikuara në mënyrë efektive në vitin 2012.

Vlerësimi i ndërmarr në këtë raport ka për qëllim të evidentoj progresin në zbatimin e sistemit të granteve, pas futjes së tij në zbatim, me fokus në grantin e përgjithshëm dhe të granteve për arsim dhe shëndetësi, ën pajtim me parimet e përcaktuara nga Ligji për Financat e Pushtetit Lokal.

Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ për vitin 2013

Me vendimin e aprovuar sot nga kabineti qeveritar, në Programin Legjislativ për vitin 2013 të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të përfshihen këto projektligje:

Projektligji për Bashkëpunim Ndërmjet Agjencive në Menaxhimin e Integruar të Kufirit
Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror
Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës;
Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës;
Projektligji për Investimet e Huaja
Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme;
Projektligji për Institutin e Kosovës për Administratë Publike;
Projektligji për të Huajt.

Ndryshohet afati kohor për dërgimin e Projektligjeve për miratim në Qeverinë e Kosovës, si vijon:

1. Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Azil;

2. Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Shtetësinë e Kosovës;

3. Projektligji kundër trafikimit me njerëz;

4. Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike.

Nga Programi Legjislativ 2013, do të hiqen këto ligje:

Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për të Huajt
Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Dhënien e Lejeve dhe Punësimin të Shtetasve të Huaj në Republikën e Kosovës.

Vendimin për kryerjen e obligimit financiar të Qeverisë së Kosovës në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal

Për përmbushjen e kontributit vjetorë të Qeverisë së Republikë së Kosovës në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal, me seli në Sarajevë, respektivisht në buxhetin e Sekretariatit të Këshillit të Bashkëpunim Rajonal për vitin 2011, Qeveria e Kosovës ka ndarë 40 (katërdhjetë) mijë euro.

Ky kontribut është vendosur në Takimin e Tryezës Rajonale të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, në Bukuresht, në nëntor të viti 2006, dhe kapë shumën prej 4% nga shuma totale e kontributeve të vendeve të Evropës Juglindore.

Vendimi për kompenzimin e shtesës prej 100 euro për të gjithë të punësuarit në Zyrën Administrative të Mitrovicës Veriore për periudhën janar – dhjetorë 2013

Të punësuarit e Zyrës Administrative të Mitrovicës Veriore do të përfitojnë shtesën prej 100 euro në muaj nag janari e deri në dhjetorë të vitit 2013. Sipas kërkesës së Ministrisë së Administarimit të Pushtetit Lokal, qeveria ka vendosurë që të bëhet edhe zghdëmtimi I dëmve pronsore të shkatuara ndaj të punësuarve në këtë zyrë dhe të cilat janë evidentuar nga organet e rendit.

Mjetet për shtesën për të punsuarit do të sigurohen nga rezervat e qeverisë ndërsa zhdëmtimet nga buxheti I Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Strategjia Sektoriale për Zhvillimin e Sektorit Privat për vitin 2013-2017

Kjo strategji për zhvillimin esektorit privat synonë rritjen e punësimit, reduktimin e varfëris dhe krijimin enjë sektori privat konkurrent.

Strategjia ofron krrnizën për intervenimet e mundshme nga niveli qendrorë dhe lokal qeveritar, sektori privat dhe jo-qeveritar. Këto intervenime do të nxisin ndryshimete  nevojshme për arritjen e mirëqenies shoqërore, infarstrukturës moderne, zhvillimine  qëndrueshëm ekonomik dhe sigurimin e shërbimeve efikase publike.

Strategji është ndërtuar në tri shtylla:

Zhvillimin, përkrahjen dhe promovimin e e investimeve dhe bizneseve;
Përmirësimin e lëvizjes së lirë të mallrave apo rregullimin e tregut të brendshëm;
Avancimin  politikave tregtare.

Strategjia bazohet në Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës (2011-2014), sipas të cilit “gjenerator kryesor i rritjes ekonomike do të jenë investimet private dhe zhvillimi i mëtutjeshëm i ndërmarrësis”. Plani i Veprimit të Vizionit të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës (2011-2014) në mes tjerash përcakton plotësimin e legjislacionit bazë që krijon kushte për stimulimin e investimeve dhe heqjen e barrierave administrative si prioritete për rritjen e investimeve dhe përkrahjen e zhvillimit të sektorit privat

Vendimi për emrimin e kryeshefit ekzekutiv për Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Në pajtim me Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregullores për Procedurat e Emërimit në Pozitat  e Larta Drejtuese në Shërbimin Civil, dhe duke u bazuar në rekomandimet e Komisionit për Vlersimin e Kriterve për Përzgjedhjen e Kryeshefit të Agjencionit të Zhvillimit të Bujqësisë (AZHB), z.Elhami Hajdari është emëruar Kryeshef I Ekzekutiv i AZHB-zë.

Last modified: 14 Maj, 2022

Comments are closed.