Zyra e Kryeministrit

Nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi është mbajtur sot mbledhja e 119-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës

7 Prill, 2010

Prishtinë, 07 prill 2010
 
Qeveria sot ka aprovuar propozimin e MAPL për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së akteve të  komunave për kompetenca vetanake. Sipas zëvendësministrit Shpend Tërdeva reforma e pushtetit lokal që po zhvillohet ne Republikën e Kosovës, ka si synim kryesor nxitjen dhe forcimin më tej të transparencës dhe qeverisjes së mirë,shtimin e llogaridhënies në dobi të qytetarit,si dhe rritjen e efikasitetit të shërbimeve publike.
 
Po sot në bazë të propozimit të Ministrisë së Pushtetit Lokal qeveria është pajtuar për vazhdimi i mandatit të Grupit Ndërministror për Decentralizim. U tha se synim strategjik i Qeverisë së Kosovës është krijimi i një sistemi të qëndrueshëm dhe efektiv të pushtetit lokal në të gjithë territorin e Kosovës që do të sigurojë kushte të mira jetese për të gjithë qytetarët e saj duke i kushtuar kujdes nevojave të posaçme të komuniteteve pakicë në Kosovë. Sipas procesit të ri të decentralizimit, kompetencat e komunave janë forcuar edhe më shumë ndërsa komunat e reja janë në proces të themelimit.
 
Qeveria sot ka miratuar projektligjin për Efiçencën e Energjisë, projektligj ky i propozuar nga Ministria e Energjisë dhe minierave. Sipas ministres Justina Pula-Shiroka ky projektligj synon avancimin e  efiçencës së energjisë si dhe themelimi i agjencisë për efiçencën e energjisë.
 
Ministri Fatmir Limaj ka njoftuar kabinetin qeveritar se sot ka skaduar afati ligjor për ankesa të palëve në projektin e autostradës Morin – Merdarë. Sipas ministrit Limaj përfundimisht  nga ky moment jemi të gatshëm të nënshkruajmë kontratën me kompaninë Bechtel &Enka . Ceremonia e nënshkrimit të kontratës me kompaninë Bechtel &Enka do të mbahet të hënën .
 
Qeveria sot ka ndarë 15.000 euro për mbulimin e shpenzimeve për festën memoriale të komunitetit turk në Kosovë.
 
Po ashtu Qeveria ka ndarë  18 mijë e 137 euro për mbulimin e shpenzimeve të varrimit të ish kryetarit të  Komunës së Istogut, Fadil Ferati. 

Last modified: 7 Prill, 2010

Comments are closed.