Zyra e Kryeministrit

Ndërtesa e Qeverisë u ndriçua për Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

14 Prill, 2024

Prishtinë, 14 prill 2024

Në shënim të Ditës së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me lulen simbolike që përfaqëson të mbijetuarat e të mbijetuarit e këtij krimi lufte.

Vendosja e lules anemonë, në kuadër të fushatës “Bëhu zëri im”, bëhet në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale dhe luftim të stigmës që akoma mbizotëron në shoqëri ndaj dhunës seksuale, të përdorur si armë lufte nga Serbia në Kosovë.

Last modified: 15 Prill, 2024

Comments are closed.

×