Zyra e Kryeministrit

Mesazhi i Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, me rastin e Ditës së Çlirimit, 12 Qershorit

12 Qershor, 2008

 

Prishtinë, 12 qershor 2008
 
Përvjetori i nëntë i Ditës së Çlirimit, 12 qershori, qytetarët tanë  i gjen në prag të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
 
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rezistenca gjithëqytetare, e përkrahur nga shtetet e demokracisë së përparuar dhe intervenimi i NATO-s, me 12 qershor 1999 u kurorëzuan me fitore dhe hapje të perspektivës së re për Kosovën.
 
Gjatë këtyre viteve, me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare,  Kosova  ka kaluar nëpër procese të rëndësishme politike, duke ndërtuar institucione demokratike.
 
Më 17 shkurt 2008 institucionet legjitime të Kosovës kurorëzuan vullnetin politik të qytetarëve tanë, duke shpallur Kosovën shtet ta pavarur, demokratik dhe sovran.
 
Në nëntë vjetorin e çlirimit Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht nga qendrat më të rëndësishme diplomatike të botës, me një perspektivë të qartë për integrime në institucionet euroatlantike.
 
Hashim Thaçi
Kryeministër i Qeverisë së Kosovës

Last modified: 12 Qershor, 2008

Comments are closed.

×