Zyra e Kryeministrit

Mesazhi i Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Krishtlindjeve

24 Dhjetor, 2008

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjin dhe gjithë besimtarët katolikë, me rastin e Krishtlindjeve. Në mesazh thuhet:
 
I nderuar Imzot Gjergji,
Të nderuar besimtarë,

 
Këtë vit, për herë të parë kremtojmë Krishtlindjet në Kosovën e pavarur, shtet të lirë, sovran, demokratik dhe të njohur ndërkombëtarisht.
 
Në kurorëzimin e kësaj të arriture historike të Kosovës, të gjithë qytetarët e saj kanë merita të jashtëzakonshme, me unitetin qytetar, vullnetin e mirë dhe përkushtimin e lartë për krijimin e Kosovës së re.
 
Kosova dhe gjithë qytetarët duhet të jenë shumë krenarë me festat e këtij fundviti.
 
Kosovën po e bëjmë atdhe të paqes, të shpresës dhe të besimit për jetë të mirë dhe përparim.
 
Duke uruar paqe, lumturi dhe shëndet në familjet tuaja, kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, t’ju uroj Krishtlindjet.
 
Gëzuar!
 
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës

Last modified: 24 Dhjetor, 2008

Comments are closed.