Në tekstin e mesazhit të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi thuhet:
Si të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, edhe Republika e Kosovës 9 Majin e feston zyrtarisht në shenjë respekti për vlerat dhe identitetin e kontinentit të vjetër, që janë model dhe aspiratë e popujve dhe shteteve kudo në botë.
Bashkimi Evropian është krijuar në saje të një politike largpamëse,vizionare, demokratike dhe prosperuese në të mirë të paqes, zhvillimit ekonomik, lëvizjes së lire, kultivimit të humanizmit dhe respektit reciprok ndërmjet kombeve dhe shteteve.
Për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj këto vlera europiane janë pikësynim i përditshëm drejt përmbushjes së të gjitha parakushteve për t’integruar sa më parë në mesin e shteteve dhe kombeve te Bashkimit Evropian.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe gjithë qytetarët e saj janë mirënjohës për kontributin e Bashkimit Evropian për ndihmën që kanë dhënë në të kaluarën dhe atë që janë duke dhënë aktualisht në ndërtimin e Kosovës.
Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, i lirë dhe demokratik, mbetet e përkushtuar për raoprte të mira fqinjësore e rajonale me synim që sa më shpejt të jetë pjesë e familjes euroatlantike, e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës
Last modified: 10 Maj, 2010