Mesazh urimi i kryeministrit Thaçi për kryeministrin Sali Berisha
Prishtinë, 8 nëntor 2010
Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi i ka drejtuar sot një mesazh urimi homologut të tij shqiptar, Sali Berisha me rastin e liberalizimit të vizave për shtetasit e Republikës së Shqipërisë.
“Dëshiroj t’i dërgoj një mesazh homologut tim, kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, sot, kur për Shqipërinë po ndodhë një histori, po fillon liberalizimi i vizave për Shqipërinë.
Uroj kryeministrin Berisha, gjithë spektrin politik në Shqipëri, popullin shqiptar. Ky është një sukses historik për Shqipërinë, për paqen dhe stabilitetin në rajon, për perspektivën evropiane dhe mendoj se diçka e tillë do të ndodhë shumë shpejt edhe për Republikën e Kosovës”, theksoi kryeministri Thaçi në mesazhin e tij për kryeministrin Sali Berisha.
Last modified: 8 Nëntor, 2010