Zyra e Kryeministrit

Me qeverinë e drejtuar nga kryeministri Thaçi, mund t’ia dalim dhe të arrijmë shumë përparim, – theksoi përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Piter Feith

13 Shkurt, 2009

Prishtinë, 13 shkurt 2009
 
Në vazhdim, po e japim të plotë prononcimin e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit.
 
Kryeministri Hashim Thaçi pas takimit ka pohuar ishte ky vit i harmonizimit të angazhimeve dhe prioriteteve  tona.
 
Ishte konkludim i përbashkët se ishte vit i suksesit të Kosovës. Ne kemi bërë shumë por ka hapësirë për të bërë edhe me tepër edhe me mirë edhe si institucione të Kosovës. Po ndodhin ndryshime pozitive edhe në veri, kemi shtrirjen e EULEX-it edhe autoritetin e ICO-së e gjithashtu edhe të institucioneve të Republikës së Kosovës.
 
E ardhmja jonë është e ardhme evropiane, jemi duke bashkëpunuar që të vazhdojmë reformat në të gjitha aspektet edhe politike, edhe në legjislacion edhe në ekonomi në mënyrë që të ecim edhe me shpejtë edhe me suksesshëm.
 
KFOR-i dhe gjë faktorët ndërkombëtar kanë qenë gjithmonë të mirëpritura edhe për institucione e Kosovës, z. Fieth ka luajtur një rol aktiv. Në të njëjtën kohë duhet të theksoj se edhe sfidat që dalin para nesh janë sfida të cilat duhet të punojmë shumë gjitha institucionet edhe në nivel qendror edhe në nivel lokal. Janë sfida që ballafaqohemi bashkërisht dhe jam i bindur se do të kemi sukses të plotë. Ky ishte takim i fundit zyrtar në kuptimin protokollar para shënimit të përvjetorit të parë të pavarësisë së Kosovës. Do të jemi të fokusuar edhe më kremtimin dinjitoz të kësaj feste të madhe
 
Z. Fieth është përfaqësues i komunitet evropian apo edhe ndërkombëtar në Kosovë deklarimet e tij kurrë nuk duhet të interpretohen në mbështetje të qeverisë apo në mbështetje të opozitës. Fieth është mik i Kosovës ne punojmë bashkërisht. Edhe z.Fiteth e përmendi se viti 2008 ishte vit i suksesit të madh të Kosovës po kemi edhe sfida të cilat duhet ti kalojmë bashkërisht edhe qeveria edhe opozita në mbështetje të komuniteti ndërkombëtar. Gjithë ata që kanë pritu se do të ndodh mrekullia për një vit ka qenë një pritej ndoshta pak sat ë nxituar. Kemi bërë atë që kemi pasur mundësi të bëjëm por duhet të bëjëm edhe me tepër por edhe do të bëjmë.
Ndërsa, përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Kosovë, z.Piter Feith, ka deklaruar:
                                                                                   
Kam dorëzuar një raport tek Parlamenti Evropian që mendoj se ka qenë një raport i sinqertë. I kam dy përgjegjësi; përfaqësues i BE edhe përfaqësues i Grupit Ndërkombëtarë Drejtues me përgjegjësi që përshkruhen në Kushtetutë. Prandaj, unë raportoj për gjetjet dhe përshtypjet e mia palëve të interesuara, njëri është Bashkimi Evropian dhe tjetri GND.
 
Është bërë një progres i madh në Kosovë gjatë vitit të kaluar, dhe do ta festojmë këtë progres të martën. Si Përfaqësues Civil Ndërkombëtar duhet ta them këtë, e që nuk e kam thënë në Bruksel, sepse kam folur si përfaqësues i BE-së. Dua të uroj Hashim im i dashur, për arritjet e vitit të kaluar, konsolidimi i institucioneve, pjekja e shtetit të Kosovës, pozicioni i saj ndërkombëtar, puna me komunitete, dhe reformat.
 
Në raportin tim në BE kam qenë i sinqertë, sepse duhet ta kuptoni se ka nisur një fazë e re, është një partneritet me BE, është pjesë e perspektivës së Kosovës si pjesë e rajonit, nuk është si në të kaluarën, jemi më të sinqertë me njëri-tjetrin.
 
Raporti im është pritur shumë mirë nga miqtë e Kosovës. Ata kanë thënë që është një raport i balancuar. Kemi pasur vit të suksesshëm por kemi sfida dhe besoj se me qeverinë Thaçi mund t ia dalim, të bëjmë më shumë  përparim dhe të arrihen objektivat e qeverisë, jam këtu për tu zotuar me përpjekje dhe përkushtim të mëtutjeshëm, për të përkrahur këtë përpjekje të përgjithshme.

Last modified: 13 Shkurt, 2009

Comments are closed.