Zyra e Kryeministrit

Mbledhja e 201-të e Qeverisë e Republikës së Kosovës

23 Prill, 2024

Prishtinë, 23 prill 2024

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike në të cilën ka:

– Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Marrëveshja”) – Neni 1.

– Themeluar Komisionin e Pranimit për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sipas konkursit të shpallur me datën 14.03.2024.

Last modified: 23 Prill, 2024

Comments are closed.

×