Zyra e Kryeministrit

Mbahet takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur

19 Tetor, 2009

Prishtinë, 19 tetor 2009

Nën drejtimin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së  Republikës së Kosovës, Ramë Manaj, sot u mbajt takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur. Në takim ka marrë pjesë edhe shefi i EULEX-it, Iv De Kermabon.

Zëvendëskryeministri Ramë Manaj, theksoi se në takimin e përbashkët me përfaqësuesit e EULEX-it, z. Kermabo me përfaqësues të Komisionit Ndërkombëtar për të zhdukur, zonja Ketrin Honberger dhe me përfaqësuesin ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, z. Bert Shnajder, është diskutuar çështja e përshpejtimit të procesit të zbardhjes së fatit të afër 1.900 personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. “Dinamika në këtë drejtim nuk është e nivelit te duhur dhe të dëshiruar në kuptim të rezultateve dhe ky është shqetësim i Qeverisë së Kosovës, i institucioneve të Kosovës”, tha zëvendëskryeministri Ramë Manaj.

Më  tutje z. Manaj tha se ftesa jonë për këtë takim ka pasur të vetmin motiv, që të rianimojmë, ti ringjallim, të fuqizojmë përpjekjet e përbashkëta që procesi të përshpejtohet dhe të ecë më tej.

 “Të gjithë jemi të vetëdijshëm së vështirësitë në këtë proces kanë qenë dhe mbesin tepër të mëdha, tepër evidente dhe tepër delikate. Vështirësitë të shumta dhe të natyrave të ndryshme për zbardhjen e fatit të një numri sa ma të madh të atyre që kanë mbetur janë edhe sot evidente” pohoi z. Manaj, duke shtuar se ne kemi ende mbi 400 mbetje mortore në morgun e Prishtinës tash e disa vite. Për këtë duhet urgjentisht një përgjigje e ekspertëve.

Në  takimin e sotëm janë nxjerrë disa vendime: takimet do të jenë të rregullta dhe mujore, të të gjithë partnerëve në këtë proces. Së shpejti do të ketë një dokument ku do të përcaktohen kahet e angazhimit për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

EULEX-i të angazhohet për marrjen e sa ma shumë informatave nga pala serbe. Është thënë se nuk ka nevojë për ngritjen e mekanizmave të rinj por vetëm forcimin e atyre ekzistues.

Ndërsa shefi i Komponentës për Drejtësi i EULEX-it, Alberto Perduca tha se takimi i sotëm ishte i suksesshëm. “Ne të gjithë e ndajmë shqetësimet për personat e pagjetur. Kjo çështje prioritet për të gjithë në Kosovë por edhe për EULEX-in.”, theksoi z. Perduca duke premtuar bashkëpunimin e plotë në procesin e zbardhjes së fatit të pagjeturve.       

Last modified: 19 Tetor, 2009

Comments are closed.