Zyra e Kryeministrit

Mbahet takimi i parë në nivel qendror lidhur me avancimin e Procesit të Lokalizimit

10 Mars, 2009

Prishtinë, 10 mars 2009

 

Nën drejtimin e zëvendëskryeministrit,  Ramë Manaj është mbajtur sot në Prishtinë takimi i parë në nivel qendror lidhur me avancimin e Procesit të lokalizimit. Në takim kanë marrë pjesë Sasha Rashiq, ministër i Kthimit dhe Komuniteteve, Nenad Rashiq-ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale,  zyrtarë të  zyrave komunale për komunitete dhe kryesuesit e komiteteve komunale për komunitete, përfaqësues të UNHCR-it dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

 

Në hapje zëvendëskryeministri Ramë Manaj ka thënë se Qeveria e Kosovës bashkë me Komunat, UNHCR dhe partner të tjerë implementues është e përkushtuar të dinamizoj, të zgjeroj dhe materializoj procesin e kthimit , duke siguruar politika të qëndrueshme për një jetë më të  dinjitetshme të të gjithë qytetarëve pa dallime të çfarëdo  natyre qofshin ato.

 

“Unë shpreh përkushtimin e  Qeverisë për  te rrit nivelin e komunikimit direkt dhe bashkëpunimit me nivelin lokal dhe partner të tjerë në çështjet e kthimit të pakicave në jetën shoqërore dhe institucionale  për përkrahjen e procesit te gjithëmbarshëm të Lokalizimit”, ka thënë Manaj, duke shtuar se Qeveria  e Kosovës dhe autoritetet lokale po ndërmarrin masa dhe veprime konkrete  drejt fuqizimit te rolit te zyrtarëve komunal për kthim përmes një përkrahje me te madhe.

 

Zëvendëskryeministri Ramë Manaj ka falënderuar UNHCR-in  për ndihmën e drejtpërdrejt në procesin e ngritjes së kapaciteteve të zyrtarëve komunal për kthim si dhe për përkrahjen ndaj ekipit të lokalizimit.

Në takim lidhur me çështjet e kthimit dhe integrimit pikëpamjet e tyre kanë prezantuar edhe ministri i Kthimit dhe Komuniteteve , Sasha Rashiq dhe ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale Nenad Rashiq .

 

Në vazhdim pjesëmarrësit kanë shpalosur problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen strukturat lokale në procesin e kthimit dhe të integrimit . Gjatë takimit janë dhënë shumë propozime për çështjet që duhet të trajtohen në të ardhmen.

 

Herman Stuurwold, shef i UNHCR-it në Kosovë theksoi se është duke u punuar në përpilimin e listave të personave  të zhvendosur. Ai lavdoi punën e institucioneve qeveritare për sigurim e kthimit qëndrueshëm. “Aktiviteti për regjistrimin e personave të zhvendosura do të fillon me 15 mars dhe do të zhvillohet njëkohësisht në Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi”, theksoi  Herman Stuurwold, shef i UNHCR-it në Kosovë.  

Last modified: 10 Mars, 2009

Comments are closed.