Mbahet mbledhja e Bordit të Përbashkët Koordinues për Sundimin e Ligjit

12 Janar, 2010

Prishtinë, 12 Janar 2009

Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e  katërmbëdhjetë e  Bordit të Përbashkët Koordinues për Sundimin e Ligjit e udhëhequr nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuci dhe shefi i Misionit të EULEX- it Yves De Kermabon.

Në fillim të takimit, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi vlerësoi punën e përbashkët të bërë gjatë vitit të kaluar dhe potencoi se qeveria e Kosovës ka tri prioritete si: sundimi i ligjt, zhvillimi ekonomik dhe perspektiva në integrime evropiane. Zëvendëskryeministri Kuçi theksoi se këto prioritete mund të arrihen më mirë me veprime konkrete në mes të qeverisë së Kosovës dhe EULEX- it. 

Yves De Kermabon shprehu dëshirën ta shoh EULEX- in dhe institucionet e Kosovës në një bashkëpunim më të thelle. Viti i kaluar ishte një fillim i mirë, mirëpo ka ende shumë punë për t’u bërë. Z. Kermabon tha se EULEX- i  do të vazhdojë t’i ndihmojë institucionet e Kosovës në aplikimin e sundimit të ligjit për të gjitha komunitetet në Kosovë. 

Gjatë mbledhjes u diskutua mbi monitorimin, veprimin këshillues, i cili është përkrahur dhe aprovuar. Anëtarët e bordit mbështetën procesin e vazhdueshëm të reformave strukturore të policisë së Kosovës, zhvillimet pozitive dhe rritjen e fuqizimit të policisë kufitare. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, z. Shala informoi bordin koordinues për sundimin e ligjit rreth statusit, rishikimin e bordit të pavarur dhe konkludoi se është kruciale që ky bord për një afat të shkurtër të jetë funksional dhe tha se konsultimet e mëtejme janë të nevojshme në mes të palëve relevante mbi strukturimin e këtij bordi për afat më të gjatë. 

Anëtarët e bordit koordinues për sundimin e ligjit diskutuan për procesin e hartimit mbi amendamentimin e Kodit Penal të Kosovës dhe u pajtuan që grupi punues duhet të fokusohet më shumë në kualitetin dhe përmbajtjen e këtyre kodeve komplekse e jo vetëm në afate kohore.

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Pajaziti informoi bordin për arritjet dhe aktivitetet e qeverisë lidhur me liberalizimin e vizave, përmbushjen e kritereve teknike dhe kërkoi angazhim shtesë të EULEX- it në kërtë drejtim.

Bordi diskutoi dhe arriti në përfundim se grupi punues duhet të takohet dhe të shqyrtojë fushat e përgjegjësisë dhe të koordinojë çështjet civile emergjente.

Të dyja palët u pajtuan që ndihma juridike ndërkombëtare dhe rajonale është vendimatare për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, krimin e organizuar dhe se konsultimet e mëtejme janë të nevojshme për këtë çështje. Gjithashtu është diskutuar edhe për funsionimin e gjykatave dhe për zyrat e prokurorisë në pjesën veriore të Mitrovicës.

Mbledhja e ardhshme e bordit koordinues për sundimin e ligjit është caktuar të mbahet më 24 Shkurt 2010.

Last modified: 12 Janar, 2010

Comments are closed.