Zyra e Kryeministrit

Kryemistri i Kosovës, Hashim Thaçi, përgëzon homologun Berisha me rastin e marrjes së ftesës për anëtarësim të Shqipërisë në NATO

3 Prill, 2008

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përmes një telegrami përgëzon kryeministrin e Shqipërisë, z. Sali Berisha. Në të thuhet: 
 
I nderuari kryeministër Berisha,
 
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë e posaçme të shpreh përgëzimet më të ngrohta dhe të thella, me rastin e marrjes së ftesës zyrtare për anëtarësim në NATO të Republikës së Shqipërisë.
 
Samiti i NATO-s në Bukuresht ka rëndësi historike për Shqipërinë dhe rajonin tonë.
 
Shqipëria, duke përmbushur normat demokratike të anëtarësimit në NATO, është dëshmuar si faktor paqeje, sigurie dhe stabiliteti në rajon.
 
Prania e NATO-s në Kosovë, si garancë e stabilitetit dhe sigurisë, është e mirëpritur dhe shumë e respektuar nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës.
 
Kosova, synimi  së cilës është anëtarësimi në strukturat euroatlantike, i bashkohet gëzimit Tuaj për këtë ngjarje shumë të rëndësishme.
 
Hashim Thaçi
Kryemistër i Qeverisës së Kosovës

Last modified: 3 Prill, 2008

Comments are closed.

×