Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Viti 2008 – viti më i suksesshëm në fushën e energjetikës, që nga viti 1999

19 Shkurt, 2009

Prishtinë, 19 shkurt 2009

Në fillim kryeministri Thaçi tha se kur e kemi marrë në menaxhim Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) ajo ka qenë në një gjendje të mjerueshme dhe kaotike, ndërsa gjatë një viti qeverisje, ka filluar dhe është bërë shumë në sanimin e tij.

Z. Thaçi vlerësoi vitin 2008 vitin më të suksesshëm në fushën e energjetikës që nga viti 1999 , duke potencuar se gjatë vitit të kaluar kishte një rritje të prodhimit energjetik prej 35 për qind, ndërsa edhe faturimi i energjisë është rritur deri në 25 për qind krahasuar me vitin 2007. Inkasimi ka arrit në 135 milion euro, ose krahasuar me një vit më parë është mbi 18 për qind më i lartë. Edhe prodhimi i qymyrit ka shënuar ngritje për 17 për qind.  

Kryeministri Hashim Thaçi paralajmëroi se sivjet do të fillojë ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” që do të siguroj 24 orë rrymë për gjithë Kosovën.

Ministrja e Energjisë dhe Minierave Justina Pula Shiroka ka shpalosur parametrat e prodhimit të energjisë gjatë vitit të kaluar dhe për vizionin e zhvillimit të sektorit të energjisë gjatë periudhës së ardhshme.

“Sipas analizave të Ministrisë Energjisë dhe minierave prodhimi i energjisë nga vit në vit ka shënuar rritje mesatarisht 10 deri 12  për qind”, ka thënë znj. Justina pula Shiroka.

Më pas kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Pula Shiroka u janë përgjigjur në shumë pyetje të gazetarëve lidhur me energjinë.

Last modified: 19 Shkurt, 2009

Comments are closed.