Prishtinë, 14 mars 2013
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram urimi Selisë së shenjtë dhe të gjithë besimtarëve të krishterë, me rastin e zgjedhjes së kardinalit Jorge Mario Bergoglio, për Papë të ri të Selisë së shenjtë, i cili do të njihet si Papa Franciskus I.
Në telegramin e urimit thuhet:
Zgjedhja e kardinalit Jorge Mario Bergoglio, për Papë të ri të Selisë së shenjtë është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe për mbarë botën demokratike.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e Kosovës vlerësojnë lartë mbështetjen e Vatikanit për Kosovën në të gjitha periudhat.
Kemi besim që kjo mbështetje do të forcohet edhe më tej, në funksion të zhvillimit dhe integrimit të shtetit të Kosovës në institucionet evropiane dhe euro-atlantike.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovë
Last modified: 14 Maj, 2022