Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi uron qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e Vitit të Ri 2009: Vetëm me unitet dhe përkushtim mund t’i tejkalojmë sfidat

29 Dhjetor, 2008

Viti
2008 do të mbahet në mend si vit i unitetit politik dhe qytetar. Unë
krenohem me atë që kemi arritur së bashku dhe jam i nderuar me besimin
tuaj në mua si Kryeministër juaji. Tash, kur jemi bashkuar me familjet
dhe miqtë tanë për ta festuar fillimin e vitit të ri, le të zotohemi
sërish me frymën e njëjtë të unitetit, që na solli këtu ku jemi. Vetëm
me unitet dhe përkushtim mund t’i tejkalojmë sfidat, të shënojmë edhe
më shumë përparim dhe ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për ne dhe
fëmijët tanë – thuhet në urimin e kryeministrit të Qeverisë së
Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e festës së Vitit të Ri
2009

Last modified: 29 Dhjetor, 2008

Comments are closed.