Prishtinë, 6 prill 2009
Fjala e plotë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e sotme për media.
Sot e kam pranuar raportin e Agjencionit Kundër korrupsionit.
Ashtu sikur dihet prioritet i imi dhe qeverisë që udhëheq ka qenë dhe mbetet rendi dhe ligji, lufta e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Unë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës kemi bashkëpunuar ngushtë me Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Agjencioni Kundër kurrupsionit ka pasur dhe dhe do të ketë mbeshtetjen e plotë të qeverisë që udheheqë unë.
Fillimisht, do të doja ta përgëzojë Agjencionin Kundër korrupsionit për punën e bërë, si dhe të gjithë qytetarët të cilët kanë raportuar për shkeljet e mundshme korruptive.
Agjenda antikorrupcion është platformë shtetërore e qeverisë që unë udhëheq.
Zotimi im dhe i Qeverisë do të jetë Zero telorencë korrupsionit.
Qeverisje transparente dhe sundim të Ligjit.
Në raportin e Agjencisë Kundër Korrupsionit janë përfshirë edhe tri raste në të cilat zyrtarë të Ministrive të ndryshme të Qeverisë së kaluar dhe tanishme dyshohet të kenë qenë të përfshirë në shkeljet e mundshme korruptive.
Pa dashur të paragjykoj fajësinë apo pafajësinë e tyre, si Kryeministër i Republikës së Kosovës sot kam urdhëruar Ministrat përkatës që në përputhje me kompetencat e tyre të bëjnë suspendimin e menjëhershëm të këtyre zyrtarëve të dyshuar.
Këtë hap e ndërmarr për të siguruar zhvillimin proceseve hetimore të paanëshme dhe të plota dhe pa ndërhyrje politike.
Më këtë rast, edhe një herë i ftoj qytetarët e Kosovës që të raportojnë të gjitha aktet e dyshimta dhe i siguroj se unë si Kryeministër i vendit do të veproj në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Ftoj qytetarët dhe institucionet komptente që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për të luftuar këtë dukuri negative, por njëkohësisht ftoj edhe organet e drejtësisë që të jenë më efektive dhe më efikase në punën e tyre.
Për çdo rast të evidentuar dhe të faktuar do të ketë masa të plota dhe përgjegjësi, pa marrë parasysh pozitën që e mbanë dikush.
Kryeministri Hashim Thaçi në konferencën e sotme për media, ka folur edhe lidhur me rezultatet tjera konkrete të bashkëpunimit të Qeverisë me Agjencionin Kundër Korrupsion.
“Si rezultat i bashkëpunimit të autoriteteve përkatëse qeverisëse dhe Agjencionit Kundër Kurrupsionit kemi preventuar humbjen e 3.5 milionë euro nga Buxheti i Konsoliduar i Kosvës. Ky është një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës” – theksoi kryeministri Hashim Thaçi.
Në vazhdim, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është përgjigjur edhe në interesimin e medies lidhur me zhvillimet që kanë të bëjnë me ndërmarrjet publike.
“Ndërmarrjet publike ende mbesin brengë e Qeverisë së Kosovës edhe pse nuk menaxhohen nga ajo, dhe ku ne kemi vetëm rol mbikqyrës përmes bordeve dhe atë vetëm pasi ka hyrë në fuqi kushtetuta. Por kjo nuk do të jusfitikoj asnjë lëshim që bëhet në këto ndërmarrje”.
Last modified: 6 Prill, 2009