Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi u takua me kryeministrin e Zimbabves, Morgan R. Tsvangirai

23 Shkurt, 2013

Prishtinë, 23 shkurt 2013

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të punimeve të Samitit Botëror të Paqes që po mbahen në Seul, ka pasur një takim edhe me kryeministrin e Zimambves, Morgan R. Tsvangirai.

Fokus kryesor i takimit ka qenë kërkesa për njohjen e Republikës së Kosovës nga Zimbabve.

Me këtë rast, kryeministri Thaçi i dorëzoi zyrtarisht kryeministrit të Zimambves kërkesën për njohjen e shtetit të Kosovës.

Kryeministri Thaçi tha se shteti i Kosovës është njohur nga rreth 100 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, prandaj kjo është një arsye më shumë që shtetet që ende hezitojnë, të bëjnë njohjen e shtetit më të ri të Evropës.

Në takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në Ksoovë, me ç’rast kryeministri Tsvangirai dhe se i ka përcjellur me vëmendje të veçantë zhvillimet e fundit.

Poashtu, kryeministri Tsvangirai siguroi kryeministrin Thaçi se do ta shqyrtojë me kujdes kërkesën për njohje.

Last modified: 14 Maj, 2022

Comments are closed.