Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi u takua me kryeministrin e Timorit Lindor, Xanana Gusmao

23 Shkurt, 2013

Prishtinë, 23 shkurt 2013

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot u takua me kryeministrin e Timorit Lindor, Xanana Gusmao, shtet ky që e ka njohur Kosovën.

Kryeministri Thaçi falënderoi në emër të Qeverisë dhe të popullit të Kosovës kryeministrit e Timorit Lindor për njohjen që ky vend  i ka bërë Kosovës së fundmi.

Në takim gjithashtu është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në shumë sfera, sidomos në sferën ekonomike.

Kryeministri Thaçi theksoi se Kosova është një shtet i ri, por shtet i shumë mundësive, prandaj e ftoi kryeministrin Gusmaoi për të vizituar Kosovën në një të ardhme të afërt, me qëllim të thellimit të marrëdhënieve bilaterale.

Last modified: 14 Maj, 2022

Comments are closed.