Ish shefi i UÇK-së Thaçi ecën me një taktikë të re . Hashim Thaçi është krenar të ketë udhëhqur një „luftë të justifikuar“ me UÇK-në. Si kryeministër i Kosovës, ai kërkon partneritet . Hashim Thaçi do të krijoj vende të reja pune dhe të fokusohet në çështjet shoqërore – theksohet në tekstin hyrës të “Die Welt” nga Thomas Roser
WELT ONLINE: Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka paraqitur pavarësinë e Kosovës të ligjshme. Çfarë hapa praktik pritni ju tani?
Hashim Thaçi: Për Kosovën dhe gjithë rajonin tani ka filluar një kapitull i ri – i cili parasheh një bashkëpunim rajonal si dhe integrimin në strukturat e BE dhe NATOs. Këtë do të konsolidoj vendi ynë. Edhe më shumë shtete do të njohin Kosovën – edhe ato pesë vende të BE të cilat ende nuk e kan bërë këtë gjë. Deri tani vende si Greqia ose Spanja kishin thënë se do presin vlerësimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Me përgjigjen e dhënë nga ky institucion tani është gjithçka e qartë – dhe ka ardhur koha për vendime.
WELT ONLINE: Cilat janë arritjet më të mëdha si shtet i pavarur, ku ka nevojë të punohet ende?
Thaçi: Ne kemi stabilizuar institucionet dhe kemi filluar reforma të mëdha në përmbushjen e standardeve të BE. 69 shtete na kan njohur. Jemi anëtare e Bankës Botërore dhe Fondit Monetarë Ndërkombëtarë dhe së shpejti do jemi anëtarë të Bankës Evropiane për Zhvillim. Kemi implementuar 90 % të planit të Ahtisaarit dhe kemi krijuar një vend demokratik dhe multietnik: Pjesëmarrja rekord e serbëve në zgjedhjet e fundit komunale është një gjë që kohë më parë nuk do mund të mendohej.
WELT ONLINE: Ndërsa deficitet?
Thaçi: Sfidë për ne është ende Mitrovica veriore (kryesisht e kontrolluar nga serbët). Mirëpo pas dhjetë vitesh, për herë të parë, në këtë pjesë kemi hapur një zyre kontaktuese të Republikës së Kosovës. Shumë shpejtë gjykata do të filloj punën. Një problem tjetër është papunësia e madhe. Luftën e fituam, tani duhet të dëshmohemi në paqe, të krijojmë vende të reja pune dhe të fokusohemi në çështje shoqërore.
WELT ONLINE: Me mbështetjen e Misionit të BE, EULEX, drejtësia ka filluar hetimet kundër disa politikajve të lartë. A ju shqetëson ky fakt?
Thaçi: Prokuroria qëndron në front në luftën kundër korrupsionit. Në emër të ruajtjes së stabilitetit, sy e vesh mbylleshin kur bëhej fjalë për këtë çështje. Krenohem që nën qeverisjen time, me ndihmën e EULEX-it, më në fund ka filluar lufta kundër kurropsionit. Këtë rrugë do ta bëjmë deri në fund – pavarësisht kundër kujt janë ngritur hetimet.
WELT ONLINE: Tribunali i KB për krimet e luftës ka tërhequr lirimin e ish kryeministrit dhe ish udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ramush Haradinaj, dhe ka rihapur procesin kundër këtij të dyshuari për krime lufte. Çka prisni ju nga ky proces?
Thaçi: Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), ka bërë një luftë të justifikuar, dhe jam krenar të kem qenë pjesë e saj. Unë besoj në drejtësinë ndërkombëtare – dhe pafajsinë e z. Haradinaj.
WELT ONLINE: Kritikë të ndryshëm, akuzojnë qeverinë e juaj se më shumë ndjeni përgjegjësi ndaj institucioneve ndërkombëtare sesa ndaj votuesve tuaj. Kur do qëndroj vendi juaj në këmbët e veta?
Thaçi: Procesi i pavarësisë së mbikqyrur nga ndërkombëtarët është përmbyllur me sukses. Tani fillon një kapitull i ri. Ne po bëhemi më sovran dhe duhet të veprojmë me më pak mbikqyrje. Në këtë proces do të na ndihmojnë institucionet ndërkombëtare siç bën EULEX – por të cilat do kenë një rrol këshilldhënës. Kosova nuk kërkon ballafaqimin por bashkëpunimin e tyre, meqë jemi partner.
Last modified: 31 Korrik, 2010