Prishtinë, 16.03.2012
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim drejtorin ekzekutiv të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, z.Avni Mustafaj, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e komunitetit shqiptarë në Amerikë me Qeverinë e Kosovës.
Në vazhdimësi të forcimit të shtetit si dhe forcimit të marrëdhënieve bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, roli i komunitetit shqiptaro-amerikan ka qenë gjithnjë i rëndësishëm, ka vlerësuar kryeministri Thaçi.
Kryeministri vlerësoi lartë kontributin e vazhdueshëm të diasporës dhe theksoi se relacionet e mira do të avancohen në vazhdimësi.
Drejtori ekzekutiv i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafaj ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar me angazhimet dhe mbështetjen e gjithanshëm të Qeverisë dhe të gjitha institucioneve në Kosovë.
Last modified: 16 Mars, 2012