Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Shteti i Kosovës po arrin pjekurinë dhe qëndrueshmërinë e vet ne rrugën e mëtutjeshme te zhvillimit

10 Mars, 2010

Prishtinë, 10 mars 2010

Në vazhdim po e japim të plotë fjalën e kryeministrit Hashim Thaçi mbajtur në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve midis Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore.

I nderuar z. Nayak,

Të nderuar Ministra,

Kam kënaqësinë e veçantë që sot nënshkruam këto marrëveshje për financim të projekteve me Bankën Botërore. Dëshiroj që përmes z.Nayak të falënderoj Bankën Botërore dhe stafin e saj për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës.

Këto dy marrëveshje janë marrëveshjet e para për financim te kësaj natyre me Bankën Botërore, në historinë e re te Kosovës, nëntë (9) muaj pas anëtarësimit te suksesshëm te shtetit tone në ketë institucion. 

Implementimi i tyre do te ndikojë drejtpërdrejt ne ngritjen e mëtutjeshme të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të shërbimeve që ato ofrojnë.

Po ashtu do të krijohen parakushtet e nevojshme që përmes ofrimit te shërbimeve efikase të përmirësohet edhe më tej ambienti për punë dhe jetë në Kosovë. 

Përmes këtij financimi janë orientuar fonde në sfera tejet te rëndësishme për përmirësim te vazhdueshëm te menaxhimit te financave publike dhe buxhetit ne disa Ministri dhe Organizata tjera Buxhetore, si dhe për përmirësim te sektorit publik ne tërësi.

Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve është edhe një dëshmi se Shteti i Kosovës po arrin pjekurinë dhe qëndrueshmërinë e vet ne rrugën e mëtutjeshme te zhvillimit. 

Kam besimin e plotë që Kosova do ta ketë mbështetjen e vazhdueshme te Bankës Botërore dhe te institucioneve tjera financiare ndërkombëtare në ketë rrugëtim.

Faleminderit! 

Last modified: 10 Mars, 2010

Comments are closed.