Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Shkupi zyrtar duhet të largohet nga ndikimi i politikës së mbrapshtë të Beogradit në raport me Kosovën

28 Maj, 2009

Prishtinë, 28 maj 2009

Pas takimit që kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar me shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare, është përgjigjur edhe në interesimin e medias lidhur me anulimin e vizitës së presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu në Republikën e Maqedonisë. Kryeministri Hashim Thaçi, në këtë rast ka deklaruar:

“Ky është vendimi më i drejtë, i mundshëm, i presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Është vendim i institucioneve të Kosovës, dhe si i tillë, e ka përkrahjen time të plotë, dhe të vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Definitivisht, Shkupi zyrtar duhet të largohet nga ndikimi i politikës së mbrapshtë të Beogradit në raport me Kosovën”.

“Ne po investojmë që të kemi raporte shumë të mira si dy shtete të pavarura, sovrane, demokratike dhe me perspektivë të sigurt euroatlantike, edhe për Kosovën edhe për Maqedoninë. Por, Kosova e ka dinjitetin e vet, e ka krenarinë e vet, është shtet i pavarur që i merr vendimet e veta. Ne do të vazhdojmë punojmë që të kemi bashkëpunim të mirë me Maqedoninë, siç e kemi pasur deri më tash” – ka theksuar kryeministri Hashim Thaçi.

Last modified: 28 Maj, 2009

Comments are closed.