Prishtinë, 19 mars 2009
Kryeministri Thaçi ripërsëriti se gjashtë pikat e Ban Ki Moon-it për Kosovën janë të vdekura dhe se askush në Kosovë nuk duhet të merret me ato.
Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi shpalli sot edhe një herë të vdekura gjashtë pikat e sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.
“Ato gjashtë pika nuk do të zbatohen kurrë në Kosovë, të gjithë duhet të lirohen nga kjo çështje” – ka ritheksuar kryeministri Thaçi.
Ndërkaq sa i përket raportit të sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Moon për Kosovën i cili pritet të paraqitet në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, e cila mbahet me 23 mars, kryeministri Thaçi tha se do të jetë korrekt dhe konstruktiv. Raporti, tha kryeministri, do të mbështes përparimin që është bërë në Kosovë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e dha këtë deklaratë pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës, në të cilën u miratuan tri projektligje si dhe u diskutuan disa çështje të tjera aktuale në politikë dhe ekonomi.
Last modified: 19 Mars, 2009