Prishtinë, 13 shkurt 2009
Kryeministri Thaçi duke i dëshiruar mirëseardhje ambasadorit Lauka, është zotuar për bashkëpunim të ngushtë si Kryeministër, si Qeveri e Kosovës, por edhe si institucione në hapat e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërshtetëror, por edhe vëllazëror.
“Ne kemi prioritete të përbashkëta, prioritete të integrimeve kombëtare, euroatlantike dhe bashkëpunimi ndërinstitucional”, theksoi kryeministri Thaçi . Më tutje z. Thaçi ka shpreh besimin se ambasadori Lauka do të sjell një frymë të re dhe më aktive, më dinamike dhe gjithashtu, ky bashkëpunim do të thellohet që do të rezultojë për të mirën e dy vendeve tona dhe popullit tonë në përgjithësi.
Ambasadori Lauka është shprehur i kënaqur me takimin me Kryeministrin Thaçi. Z. Lauka me këtë rast i përcolli z.Thaçi përshëndetjet nga udhëheqja më e lartë shtetërore e Republikës së Shqipërisë. “E sigurova kryeministrin Thaçi për mbështetjen e Shqipërisë në të gjitha proceset pozitive që po zhvillohen aktualisht në Kosovë”, është shprehur z. Lauka.
Ambasadori Islam Lauka ka vlerësuar hapat pozitiv që ka ndërmarrë dhe po ndërmerr Kosova në rrugën e vet të konsolidimit si shtet i pavarur , duke shprehur bindjen se Kosova dhe Shqipëria do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin dypalësh në interes reciprok.
Last modified: 13 Shkurt, 2009