Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Raporti i Progresit, një raport i vlerësimit real dhe i hapjes së perspektivës së sigurt evropiane për Kosovën

15 Tetor, 2009

Deklarata e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim në Komisionin Evropian, Pierre Mirel

Prishtinë, 15 tetor 2009

Me z.Mirel, me të cilin diskutuam për Raportin e progresit për Kosovën për perspektivën evropiane të Kosovës.

Dëshiroj të falënderoj z.Mirel për punën që është bërë për Kosovën.

Raportin e Progresit, e vlerësojmë si raport real, si një raport të sfidave për vendin tonë, për institucionet e Kosovës.

Ky është një raport që vlerëson stabilitetin institucional, stabilitetin politik, respektimin e plotë dhe afirmativ të minoritarëve, integrimin e tyre në jetën institucionale politike, shoqërore; respektimin e ligjit, vazhdimin e betejës kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, kundër të gjitha dukurive negative, që vlerëson raportet e Kosovës me fqinjët e në veçanti tani, të arriturën mund të themi jetike për paqen, stabilitetin në rajon dhe perspektivën evropiane edhe të marrëdhënieve të reja që do të ndërtohen së shpejti me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, ndërsa Prishtina ka vullnet të mirë të ndërtojë raporte bashkëpunimi edhe me Serbinë.

Në anën tjetër, dëshiroj të shpreh falënderimin edhe njëherë për z.Mirel, për Komisionin Evropian, për hapjen e perspektivës së sigurt për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, të marrëdhënieve tregtare, të fillimit të dialogut të procesit të Stabilizim Asociimit.

Mendoj se Raporti i Progresit është një raport i vlerësimit real dhe i hapjes së perspektivës së sigurt evropiane për Kosovën si për gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ne do t’i marrim të gjitha këto rekomandime me seriozitetin dhe përgjegjësinë më të lartë, por dëshiroj të theksoj se kjo është një etapë e re, etapa e suksesit për Kosovën, është një angazhim maksimal për të cilin kemi punuar të gjithë.

Ky sukses është i gjithë Kosovës, institucioneve të saj, qytetarëve dhe para së gjithash i bashkëpunimit shumë të ngushtë mes Prishtinës dhe Brukselit.

Dëshiroj të theksoj se ne do të vazhdojmë të punojmë fuqishëm edhe me EULEX-in, ICO-në, në të gjitha prioritetet tona të përbashkëta, të cilat i kemi për zbatimin ne jetë të të gjitha kritereve demokratike, qoftë reformat në drejtësi, qoftë në ekonomi, qoftë në politikë.

Ndërkaq, drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim në Komisionin Evropian, Pierre Mirel, deklaroi se,
ajo që është me rëndësishme të theksojmë, është stabiliteti, rendi publik, që janë të menaxhuara nga institucionet e Kosovës, dhe mbi bazën e Kushtetutës së Kosovës.

“Ka pasur progres në gjyqësi dhe marrëdhënie të brendshme, por kemi shumë për të bërë, kjo është e qartë, reformat duhet të a vazhdojmë edhe më tutje në këto fusha.

Në pyetjen lidhur me luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kryeministri Thaçi u përgjigj:

Nga perspektiva jonë, hapat që janë ndërmarrë dhe perspektiva evropiane që është hapur për Kosovën, është një e arritur historike. Janë këto të arritura të periudhës njëvjeçare, të vlerësuara me instalimin e rendit demokratik në Kosovë.

Plotësisht, prioritetet dhe sfidat që ka Qeveria e Republikës së Kosovës, përputhen me rekomandimet e Komisionit Evropian.

Përkushtimi ynë për zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe luftimit të tjera negative, i jepet mbështetje edhe nga Komisioni Evropian, punës në këtë drejtim, që të jemi të pakompromis.

Tani, do të punojmë, siç kemi punuar edhe herët, edhe me autoritete tjera ndërkombëtare në këtë drejtim, në veçanti, në këtë drejtim, do të jetë shumë ndihmuese, jetike, thellimi i reformës në sistemin e drejtësisë. Është bërë punë e mirë edhe në këtë fushë, por kërkohet edhe më tepër, siç e tha edhe z. Mirel.

Në këtë drejtim do të punojmë bashkërisht të gjithë, në mënyrë që të kemi sukses të plotë për fenomenet që përmendët edhe ju, janë në raportet e të gjitha vendeve të Ballkanit. Por kjo nuk është arsyetim. Kjo është përgjegjësi e re që duhet të na inkurajojë që këto fenomene t’i luftojmë edhe në Kosovë, edhe rajon.

Për këtë arsye, bashkëpunimi regjional është jetik, që të kemi sukses të plotë për luftimin e të gjitha dukurive negative dhe në këtë drejtim do të bashkëpunojmë me të gjitha faktorët relevantë. Por, dua të potencojë, që sondazhet ndërkombëtare që janë bërë për prezencën e këtyre fenomeneve në Kosovë, ajo ka pasur të arritura të rëndësishme, por që duhet të bëjmë edhe më tepër dhe jemi duke bërë

Last modified: 15 Tetor, 2009

Comments are closed.