Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Procesi i Kosovës për Integrim Evropian, të trajtohet me përkushtim dhe punë serioze nga të gjitha ministritë

10 Mars, 2009

Prishtinë, 10 mars 2009

Të nderuar Ministra,
Të nderuar Sekretarë Permanent
Të nderuar kolegë të institucioneve të Republikës së Kosovës
I nderuar, z. Renzo Daviddi
Zonja dhe Zotërinj,

 

Kam kënaqësinë të hap takimin e parë konstituiv të Këshillit  ndër-Ministror për Integrim Evropian.

Sot jemi mbledhur këtu për të adresuar nevojen e ri-afirmimit të përkushtimit tone për perspektiven Euro-Atlantike.

Qeveria e Republikes se Kosoves e ka klasifikuar procesin e integrimit evropian si prioritet strategjik dhe interes nacional.
Qeveria jonë ka mirëpritur vlerësimin e Komisionit për të bërë Studimin e Fizibilitetit për Kosovën që është paralajmëruar të jetë gati në vjeshtën e vitit 2009.

Në këtë kontekst, kërkoj që procesit të Integrimit Evropian t’i kushtohet një rëndesi e veçantë dhe në përputhje me strategjinë për integrim të bëhen veprime konkrete të cilat na ofrojnë drejt përmbushjes së këtij qëllimi.

Pavarësisht se kur do të bëhet Kosova anëtare e BE, është e domosdoshme që i tërë procesi të trajtohet me një përkushtim dhe punë serioze nga të gjitha ministritë dhe agjencitë qeveritare.

Çdo hap që e bëjmë drejt këtij qëllimi, çdo veprimi i yni, jo vetem që do e afroj Kosovën drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian por edhe do të ndikoj drejtpërsedrejti në përmirësimin e standardit të jetës së qytetarëve tanë.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mirëpritur publikimin e Raportit të Progresit dhe ne kemi rikonfirmuar qartë dhe në mënyrë të vendosur gatishmërinë dha angazhimin tonë për përmbushjen e të gjitha detyrimeve që dalin nga Partneriteti Evropian në fushat politike, ekonomike dhe standardet Evropiane.

Si pasojë revidimi i Planit të Veprimit per Partneritet Evropian i vitit 2009 merr për baze Raportin e Progresit dhe sfidat e Raportit.

Qeveria është plotësisht e angazhuar për të hyrë në fazën tjetër të procesit dhe përsëris që Agjenda e Evropiane është dhe do të mbetet prioriteti ynë i parë.

Në këtë drejtim, duke marrë parasysh natyrën prioritare dhe karakterin gjitheperfshires të Integrimit Evropian dhe me qellim të intensifikimit të dinamikës së procesit të integrimit dhe avancimit te dialogut politik dhe teknik me Bashkimin Evropian,  nevojitet nje përkushtim i shtuar dhe një ristrukturim në menaxhimin e procesit të integrimit
Për të siguruar progres të qëndrueshëm në këtë proces ekziston nevoja që të krijohet një e mekanizem i cili siguron që prioritet e Qeverisë janë të koordinuara.
Në këtë drejtim dëshiroj të theksoj rëndësinë e Agjencisë për Kordinimin e Zhvillimit dhe Integrimit Evropian si koordinator kryesor  në Procesin e Integrimit dhe Koordinimit të Donacioneve.

Agjencia është produkt i një nevoje të krijimit të një strukture institucionale me qellim të koordinimit dhe unifikimit të Procesit të Integrimit Evropian dhe menaxhimit të Donacioneve.
Pra, Agjencia përkujdeset që Integrimi Evropian dhe Zhvillimi i Kosovës të komplementojnë njera-tjetrën.

Për këtë arsye, bashkëpunimi i Ministrive me Agjencinë është faktor kyq në krijimin dhe funksionalizimin  e mekanizmit i cili do të siguroj që  Integrimi Evropian dhe Zhvillimi Ekonomik janë në harmoni të plotë.

Me 31 Mars do të mbahet Forumi i Nivelit të Lart për Koordinimin e Donacioneve.

Forumi i Nivelit të Lartë paraqet takimin e parë të këtij niveli që nga mbajtja e Konferencës së Donatorëve në korrik të vitit 2008.

Forumi është mekanizem i koordinimit të donacioneve nëpermes së cilit Qeveria dhe Donatoret janë në gjendje të reflektojn për arritjet dhe synimet e përbashkëta.

Pra, Forumi i Nivelit të Lartë paraqet forum në të cilën diskutohen prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, progresi dhe sfidat; si dhe zotimet e komunitetit të donatorëve në realizimin e projekteve të përbashkëta me qëllim të përmirësimit dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm të Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka qëllim që vet t’a udheheq procesin zhvillimor.

Synimi i Qeverisë është që ajo të diktojë dhe subordinoj të gjitha donacionet me prioritet e përcaktuara nga ana e Qeverisë.

Këto prioritete përfshijn ngritjen e standardit të jetesës, zvogëlimin e varfërisë dhe Integrimi Evropian

Une jam i bindur që me punën tonë si Qeveri, ne do te jemi në gjendje që përmes këtij Forumi të lartë, të dëshmojmë aftësinë tonë në udhëheqjen e procesit të Koordinimit të Donacioneve dhe procesit Zhvillimor të Republikës së Kosovës.

Zonja dhe Zotërinj,

Dëshiroj të rikonfirmoj mbështetjen e plotë për Procesin e Integrimit dhe faktin që Qeveria është plotësisht e angazhuar për të hyrë në fazën tjetër të procesit dhe përsëris që Agjenda e Evropiane është dhe do të mbetet prioriteti ynë i parë.

Faleminderit për vëmendjen tuaj!

Last modified: 10 Mars, 2009

Comments are closed.