Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi priti ambasadorin jo rezident të Emirateve te Bashkuara për Kosovë, z. Khalid A. Rashed Al Mualla

27 Prill, 2010

Prishtinë, 27 prill 2010

Kryeministri Thaçi ka shprehur kënaqësinë për takimin me ambasadorin e Emirateve të Bashkuara dhe ka shprehur falënderimin për mbështetjen që Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë dhënë Kosovës dhe popullit të saj.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përgatitur për avancimin  dhe forcimin e raporteve bilaterale në fushën e bashkëpunimit ekonomik. Bashkëpunimi i gjithanshëm në mes të dy vendeve do të rrisë edhe më shumë miqësinë në mes të vendeve tona dhe në mes të popujve tanë, është shprehur kryeministri Hashim Thaçi.

Ambasadori Rashed Al Mualla ka shprehur përkushtimin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të ndërtuar raporte të mira bilaterale në mes të dy vendeve dhe për mbështetjen aktive të Kosovës në të gjitha fushat në arenën ndërkombëtare.

 

Last modified: 27 Prill, 2010

Comments are closed.