Deklarata e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës që i ka bërë sot qytetit të Prizrenit
Jam sot këtu me ministrin e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Jagxhilar dhe me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja për t’iu përgëzuar për punë të shkëlqyer, të cilat janë bërë gjatë këtyre dy viteve në qytetin e bukur e Prizrenit, në realizimin shumë e shumë projekteve në infrastrukturë, që kanë ndikuar drejtpërdrejtë në jetën edhe më të mirë të qytetarëve të Prizrenit.
Natyrisht që edhe këto investime në rregullimin e shtratit të lumit janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Por, sot këtu jemi bashkë me ministrin për të inkurajuar dhe për të prezantuar edhe realizimin e projektit madhor të Qeverisë së Republikës së Kosovës, bashkërisht me autoritetet komunale, me z. Ramadan Muja, projektin i cili do të kushtojë mbi 25 milionë euro, projektin e rregullimit të lumit Lumbardh.
Punimet do të fillojnë nga fshati më i lartë në Prevallë, e deri tek dalja nga qyteti i Prizrenit. Punimet do të fillojnë shumë shpejtë dhe do të mbështetën fuqishëm nga Buxheti i Konsoliduar i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe nga buxheti i komunal.
Kemi investuar në shumë segmente, në shumë drejtime në qytetin e Prizrenit, por para së gjithash ne kudo që jetojmë në Republikën e Kosovës, të gjithë ndihemi krenarë me qytetin e krenarisë edhe historike, edhe të angazhimeve aktuale, por edhe të perspektivës, edhe të zhvillimit ekonomik në Prizren.
Kudo që jetojmë në Republikën e Kosovës të gjithë ndihemi krenar me qytetin e Prizrenit, me qytetin e kulturës, qytetin e zhvillimit, e tash edhe të zhvillimit ekonomik, të krijimit të vendeve të reja të punës.
Ky projekt do të jetë një projekt, i cili me të vërtetë do ta bëjë qytetin Prizrenit edhe më të bukur, do ta bëjë një qytet në të cilin çdo qytetar do ta ketë lakimi për të jetuar, dhe çdo qytetar që jeton në qytetin e Prizrenit do të ndihet tepër mirë dhe krenarë për të jetuar.
Në Prizren po fillojnë së realizuari projekte nacionale, që nga fillimi i autostradës Vërmicë, Morinë, në drejtim të Prizrenit, pastaj Hidrocentrali i Zhurit. Në vitin e ardhshëm fillimi i punës së universitetit të dytë publik në Republikën e Kosovës, Universitetit të Prizrenit.
Fillimi i punimeve të këtij projekti madhor për qytetin e Prizrenit, pra rregullimi i shtratit të Lumëbardhit nga fillimi i tij në Prevallë, deri tek dalja nga qyteti i Prizrenit do të jetë një projekt i kushtueshëm, por i domosdoshëm për t’u realizuar.
Me propozimin e z.Ruzhdi Rexha, është i inkorporuar tanimë edhe projekti i fillimit të studimit të ndërtimit të rrugës nga Prizreni në drejtim të Tetovës. Ky është edhe një inkurajim për kryetarin Ramadan Muja dhe për të gjithë qytetarët e Prizrenit.
Fillimi i realizimit të këtyre projekteve me karakter nacional në qytetin Prizrenit do të jetë një fillim shumë i mbarë i ndryshimeve të mëdha, që do të ndodhin në qytetin e Prizrenit. Këto ndryshime do të reflektohen për të mirë për çdo qytetar, kudo që jeton.
Pra, do të investojmë në qytetin Prizrenit, si një qytet edhe i bukur, edhe i krenarisë historike, edhe i zhvillimit, edhe i perspektivës, qytet i cili është edhe akademik, qytet i cili ka dhënë gjithmonë shembullin edhe për tolerancë qytetare, edhe për tolerancë ndëretnike, qytet i cili di të japë mesazhe për Republikën e Kosovës dhe më gjerë. Prandaj, do të vazhdojmë me investime të fuqishme.
Deklarata e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar
Ne para disa muajve nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramdan Muja, mes Ministrisë së
Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunës së Prizrenit për hartimin e projektit për rregullim e shtratit të lumit Lumbardh, por edhe të pastrimit nga ujërat zeza, edhe nga mbeturinat të forta.
Projekti i cili pritet që të përfundojë para datës 20 dhjetor të këtij viti është një projekt mbarë kosovarë. Me përfundimin e këtij projekti do të kemi një ambient më pastër, që do të ndihmojë zhvillimin ekonomik, zhvillimin e turizmit, promovimin e kulturës, si dhe do të jetë një shembull ose pilot projekt edhe për qytetet tjera të Kosovës.
Projekti parasheh ndërtimin e rrjetit të kanalizimit nëpër fshatra, duke u nisur prej Prevallës e deri tek dalja nga qyteti i Prizrenit. Në Prizren do të bëhet rregullimi i shtratit të lumit Lumbardh në një gjatësi prej 5 kilometrash dhe paralel me të do të bëhet edhe rrjeti i kanalizimit po në këtë gjatësi. Nëpër fshatra planifikohen edhe ndërtimi i disa impianteve për trajtimin e ujërave të zeza, ndërsa për qytetin e Prizrenit planifikohet ndërtimi i një impiante më kapacitet të madh, i cili do të kushton rreth 12 milionë euro.
Deklarata e kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja
Është një moment i rëndësishëm. Gatishmëria e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të MMPH-së për hartimin e projekteve për rregullimin e shtratit të lumit Lumbardh ka një rëndësi të veçantë, sepse me projekt parashihet edhe rregullimi i kanalizimit dhe ujërave të zeza që prej fillimi nga Prevalla e gjer në dalje të Prizrenit, deri tek pika e derdhjes së lumit Lumbardh në lumin e Drinit. Është interesi jonë që ta ruajmë ambientin edhe për gjenerata të ardhshme.
Last modified: 6 Dhjetor, 2009