Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi pret në takim ambasadorin e Holandës në Kosovë, Robert Bosch

28 Tetor, 2010

Prishtinë, 28 shtator 2010

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim njohës ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Robert Bosch, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon si dhe për bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me Mbretërinë e Holandës.

Kryeministri Hashim Thaçi i ka dëshiruar mirëseardhje ambasadorit të ri të Holandës në Prishtinë dhe ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritashëm në mes të dy vendeve. Kryeministri ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që ta vazhdojë dhe të avancoj bashkëpunimin  në mes të Kosovës dhe Holandës edhe në të ardhmen.
 

Holanda është nga vendet që ka mbështetur proceset e shtetndërtimit në Kosovë dhe ne presim që në të ardhmen ajo të vazhdoj mbështetjen për Kosovën në proceset integruese euroatlantike, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Edhe ambasadori i Mbretërisë së Holandës ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen e Kosovës në proceset e konsolidimit dhe integrimit të saj në strukturat euroatlantike.

Last modified: 28 Tetor, 2010

Comments are closed.