Prishtinë, 4 dhjetor 2009
“Gëzim më të madh për njeriun nuk ka se sa kur kthehet në shtëpinë dhe pronën e tij. Ne si popull kemi përjetuar zhvillime të dhimbshme, por gjithmonë vullneti i njerëzve ka qenë që të kthehen dhe të vazhdojnë jetën në trojet veta, në Kosovën e lirë. Sot Kosova është shtet. Zotimi im që nga fillimi i qeverisjes ka qenë rikthimi i njerëzve në shtëpitë dhe pronat e veta edhe në këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë kryeministri Thaçi.
Më tutje z.Thaçi tha se ndjehet tepër mirë në familjen që sot u vendos në shtëpinë e re të investuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të autoriteteve lokale.
“Sot janë vendosur disa familje dhe gjatë ditëve disa të tjera dhe ky proces do të vazhdon në mbështetje të Qeverisë së Kosovës. Ne do të investojnë në ndërtimin e shtëpive të reja në mënyrë që njerëzit të mund të kthehen dhe të fillojnë jetën e re në Kosovën e re, në Mitrovicën e re, në Mitrovicën integruese”, tha kryeministri Hashim Thaçi.
Nga këtu, kryeministri Thaçi porositi banorët e veriut që të kthehen të sigurt në pronat dhe shtëpitë e tyre dhe përkrahja e Qeverisë do të jetë deri në fund.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nga fillimi i vitit 2008 e deri tash , në komunën e Mitrovicës janë investuar mbi 8 milion euro. Këto investime janë bërë në rrugë , shkolla, ujësjellës kanalizime dhe objekte tjera të infrastrukturës.
“Ky proces do të vazhdojë edhe më fuqishëm edhe më sigurt. Është me rëndësi të jashtëzakonshme që kemi krijuar kushte të sigurisë për kthimin e njerëzve në shtëpitë dhe pronat e tyre. Ky proces do të vazhdojë. Do të përmirësohet aspekti infrastrukturës me investime shtetërore të Republikës së Kosovës, sepse ky nuk është projekt lokal, por është projekt i rëndësishëm nacional”, ka thënë kryeministri Thaçi në Mitrovicë.
Last modified: 4 Dhjetor, 2009