Prishtinë, 11 tetor 2010
Në vazhdim po e japim të plotë prononcimin e kryeministrit Hashim Thaçi me rastin e organizimit të kësaj ceremonie:
Sot vendosëm gurthemelin e një projekti jashtëzakonisht të rëndësishëm për strehimin dhe integrim, një projekt ky i përbashkët i qeverisë komunale, Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjithashtu edhe CARITAS-it zviceran dhe përfaqësuesve të Austrisë, prandaj falënderoi të gjithë për këtë mbështetje.
Është fjala për një projekt për komunitetin që jeton në këtë pjesë të Gjakovës. Qeveria e Republikës së Kosovës si synim e ka ndërtimin e vendit demokratik dhe shoqërisë shumetnike. Është një projekt ky i nevojshëm dhe domosdoshëm për këtë pjesë të qytetarëve që jetojnë në këtë pjesë të territorit të Gjakovës.
Falënderoj kryetarin për mirëkuptimin dhe zotimin dhe përgjegjësin që ka dhënë për të filluar dhe përmbyllur këtë projekt. Ne do të jemi afër me gjitha përkushtimet dhe angazhimet si Qeveria e Kosovës për përmbylljen sa ma të shpejt dhe të suksesshme të këtij projekti në Gjakovë.
Ndërsa, Pal Lekaj, kryetar i Komunës së Gjakovës, theksoi:
Për ne është një ditë e veçantë, që bashkë me kryeministrin Thaçi dhe me donatorët po fillojmë një projekt që është mjaft domethënëse, që do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e jetesës së përfaqësuesve të këtyre komuniteteve.
Ne jemi zotuar edhe si shtet, por edhe si qeveri komunale, që ne do të bëjmë më të mirën e mundshme për gjitha qytetarët pa dallime dhe dita e sodit është një dëshmi.
I falënderoj të gjithë donatorët vullnetmirë, mbështetësit, e sidomos edhe prezencën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, që me të vërtet po dëshmon se përkrah këto projekte, që do të ndikojnë dukshëm edhe në përmbushjen e obligimeve si shtet.
Last modified: 11 Tetor, 2010