Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Paqja dhe zhvillimi në Kosovë dhe Maqedoni – paqe, zhvillim e bashkëpunim rajonal në gjithë këtë hapësirë të Evropës

22 Dhjetor, 2008

Prishtinë, 22 dhjetor 2008
 
”Ne do të ndërtojmë raporte shumë të mira edhe partiake si me z.Selmani, si me të gjitha partitë e tjera politike atje, në mënyrë që të kemi raporte bashkëpunimi të shkëlqyeshëm me institucionet e Republikës së Maqedonisë” – theksoi kryeministri Thaçi dhe shtoi se “Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm, një bashkëpunim të interesave të përbashkëta të të dy vendeve dhe popujve tanë, në veçanti pas njohjes nga Maqedonia për shtetin tonë të pavarur, sovran dhe demokratik”.
 
“Paqja dhe zhvillimi në Kosovë dhe Maqedoni, nënkuptojnë paqe, zhvillim e bashkëpunim rajonal në gjithë këtë hapësirë të Evropës” – potencoi kryeministri Hashim Thaçi.
 
Kryeministri Thaçi është deklaruar edhe lidhur me çështjen e demarkacionit me Maqedoninë.
 
“Ne presim që këto ditë të përmbyllet përfundimisht edhe çështja e demarkacionit e pastaj do të procedojmë me aspektet protokollare për marrëdhëniet diplomatike. Çdo gjë është duke shkuar mirë dhe ka vullnet dhe bashkëpunim shumë të mirë për këtë çështje por ka edhe përgjegjësi shtetërore të dyanshme“, tha kryeministri Hashim Thaçi.
Ndërsa, kryetari i Partisë Demokracia e Re, Imer Selmani e quajti vitin 2008 si vit të shqiptarëve për faktin se Kosova e ka shpallur pavarësinë, ndërsa Shqipëria e ka marrë ftesën për anëtarësim në NATO.

Demokracia e Re synon nëpërmjet instrumenteve demokratike dhe civilizuese jo vetëm të begatoj skenën politike në Maqedoni por edhe të avancojë çështjen shqiptare në Maqedoni “, tha Selmani.

Last modified: 22 Dhjetor, 2008

Comments are closed.