Prishtinë, 2 prill 2013
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen Runjevadhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me rastin e vdekjes së kryetarit të Degës së OVL të UÇK-së në Kaçanik, Ejup Runjeva
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
E nderuara familje Runjeva,
Të nderuar anëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,
Me dhimbje të madhe e mora lajmin që luftëtari i UÇK-së, kryetari i Degës së OVL të UÇK-së në Kaçanik, Ejup Runjeva ka ndërruar jetë.
Jeta dhe veprimtaria patriotike e Ejupit është shembull se si duhet të punohet dhe të luftohet për lirinë dhe të ardhmen e ndritshme të atdheut.
Idealet e Ejupit dhe gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u jetësuan me çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës dhe tani po vazhdojnë të jetësohen çdo ditë e më tepër me zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit tonë.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës
Last modified: 2 Prill, 2013