Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi ngushëllon familjen Metaj të Hereqit, me rastin e aksidentit tragjik

12 Gusht, 2008

 
Me rastin e aksidentit tragjik të familjes Metaj të Hereqit të Gjakovës, kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen Metaj. Në telegram thuhet:
 
 
Të nderuar të afërm të familjes Metaj,
 
Vdekja tragjike e anëtarëve të familjes Metaj ishte një lajm i pikëlluar për të gjithë bashkatdhetarët e tyre.
 
Dhimbjes Suaj për humbjen e më të dashurve, që po vinin drejt Kosovës për pushime, i bashkohemi edhe ne, duke kërkuar që të mbaheni të fortë.
 
Në emrin tim dhe të Qeverisë së Kosovës, Ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
 
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Kosovës 

Last modified: 12 Gusht, 2008

Comments are closed.

×