Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi ngushëlloi kryeministrin belg, Elio Di Rupo, me rastin e aksidentit të autobusit që ndodhi në Zvicër sot, ku humbën jetën 28 persona

14 Mars, 2012

Prishtinë, 14 shkurt 2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit belg, Elio Di Rupo, me rastin e aksidentit të autobusit që ndodhi sot në Zvicër, ku humbën jetën 28 persona, nga të cilët 22 ishin fëmijë.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

Me pikëllim morëm lajmin për aksidentin tragjik të autobusit që ndodhi në Zvicër, ku humbën jetën 28 persona, nga të cilët 22 ishin fëmijë.

Vendi juaj në vazhdimësi ka mbështetur popullin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, edhe gjatë ditëve më të vështira të historisë sonë, prandaj në këto ditë të dhimbshme, familjet e viktimave, dhe familjet e të lënduarave janë në mendimet dhe lutjet tona, dhe urojmë të gjejnë fuqinë për të tejkaluar këto ditë pikëllimi.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, popullit të Kosovës dhe në emrin tim, pranoni ngushëllimet më të sinqerta ju dhe populli belg.

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës
 

Last modified: 14 Mars, 2012

Comments are closed.