Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Nënshkrimi i Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, nga Presidenti i SHBA-ve Xhorxh W. Bush – e arritur historike për Shqipërinë

27 Tetor, 2008

Në mesazhin e kryeministrit Thaçi thuhet:
 
I nderuari President Topi,
I nderuari Kryeministër Berisha,
 
Nënshkrimi
i Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatën e Traktatit
Veri Atlantik, NATO, nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Xhorxh W. Bush është e arritur historike për Shqipërinë.
 

emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim Ju shpreh
përgëzimet më të thella për këtë të eveniment, duke besuar se Republika
e Shqipërisë, si anëtare e NATO-s së shpejti do të bëhet pjesë edhe e 
Bashkimit Evropian.
 
Politika
e shtetit shqiptar vazhdon të jetë faktor stabiliteti dhe paqeje në
rajon. Duke kultivuar filozofinë politike të fqinjësisë së mirë,
thellimin e reformave të gjithanshme dhe përmbushjen e standardeve të
larta demokratike Shqipëria po hap perspektivën e saj të sigurt
evropiane.
 
Rezultatet
e Shqipërisë janë inkurajuese edhe për shtetin e pavarur dhe sovran të
Kosovës. Vizioni i institucioneve të Kosovës, i përkrahur nga miqtë dhe
bashkësia ndërkombëtare, është vizion i  integrimit në strukturat
euroatlantike.
 
 
 
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës

Last modified: 27 Tetor, 2008

Comments are closed.