Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Miratimi i Rezolutës – reflekton pjekurinë politike të politikës dhe shoqërisë sonë

31 Janar, 2012

Prishtinë, 31.1.2012

Në vazhdim po ju sjellim fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi drejtuar deputetëve.
 
I nderuari  Kryetar i Parlamentit, z. Krasniqi,
I nderuari kabinet qeveritar,
Të nderuar deputetë

 
Sot të bashkuar siç kemi qenë gjithmonë, në momentet më të rëndësishme të historisë sonë, ne po miratojmë Rezolutën që i hap derë dhe fuqi përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Kjo Rezolutë, përmbajtja e saj, dhe për më tepër, shpresoj akti i miratimit që reflekton konsensus të gjerë politik dhe etnik, flet më së miri se çkado tjetër për pjekurinë politike të politikës dhe shoqërisë sonë.
 
Zonja dhe zotërinj

Kjo nuk është meritë e vetëm një qeverie, partie apo e një mandati

Kjo është merita e shtetit tonë, e demokracisë sonë, e reformave demokratike, është merita e të gjithë qytetarëve tanë, është merita juaj, të nderuar deputetë.

Ky është zotimi ynë për Kosovën e re, Kosovën Evropiane.

Të gjithë ne sot po fillojmë një fazë të re për Kosovën.
 
Zonja dhe zotërinj

Ju siguroj që Qeveria e Kosovës do të përmbush të gjitha detyrimet dhe obligimet që dalin karshi rezolutës, në mënyrë që  ky proces të përmbyllet suksesshëm.

Duhet të falënderoj edhe Zyrën Civile Ndërkombëtare dhe z. Peter Faith për angazhimin e tij në këtë proces, dhe siguroj se do të ketë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë në përmbylljen e këtij procesi historik për Kosovën.

Dëshiroj që edhe njëherë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të falënderoj të gjitha shtetet e Grupit Drejtues Ndërkombëtarë për mbështetjen dhe besimin që kanë treguar tek institucionet dhe populli i Kosovës, për përmbylljen me sukses të mbikëqyrjes së pavarësisë.

Ju faleminderit. 

Last modified: 31 Janar, 2012

Comments are closed.