Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi merr pjesë në fillimin e punës së jurisë për zgjedhjen e simboleve shtetërore

1 Shkurt, 2008

Prishtinë, 1 shkurt 2008
 
Kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka marrë pjesë takimin e parë të jurisë për përzgjedhjen e simboleve shtetërore të Kosovës.
 
Kryeministri Thaçi ka përshëndetur jurinë përzgjedhëse dhe i ka ofruar gjithë përkrahjen e tij për mbarëvajtjen e punës, si dhe ka kërkuar që anëtarët e jurisë të punojnë pandërprerë deri në përzgjedhjen përfundimtare të simboleve të reja të Kosovës.
 
Në mesin e anëtarëve të jurisë bëjnë pjesë përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend, përfaqësuesit  e komuniteteve joshumicë, që jetojnë në Kosovë, si dhe përfaqësuesit e botës akademike, të cilët do të bëjnë përzgjedhjen përfundimtare të simboleve të Kosovës në ditët në vijim dhe pastaj propozimet përfundimtare do t’i dërgojë në Kuvendin e Kosovës, i cili pastaj do të miratojë me 2/3 e deputetëve të Kosovës simbolet e shtetit të Kosovës.

Last modified: 1 Shkurt, 2008

Comments are closed.

×