Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi merr përgëzime nga ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini për organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit

18 Nëntor, 2009

Prishtinë, 18 nëntor 2009

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë përgëzime nga ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Franco Frattini për organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit.

Në përgëzimin e ministrit të Jashtëm Italian, Franco Frattini, ai shpreh kënaqësinë për sjelljen paqësore dhe rritjen e pjesëmarrjes së zgjedhjet lokale në Kosovë.

Z.Frattini në të njejtën kohë ka dhënë vlerësimet më të larta për pjekurinë e treguar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës, udhëheqjes kosovare dhe qytetarëve të vendit në këto zgjedhje, të parat të organizuara në shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Ministri Frattini ka theksuar që suksesi i zgjedhjet lokale të Kosovës do të përbën edhe një hap përpara në drejtim të paqes dhe stabilitetit në rajonin e Evropës Juglindore, vizion për të cilin shteti dhe qeveria italiane është dhe do të jetë e angazhuar në vazhdimësi.
 

Last modified: 18 Nëntor, 2009

Comments are closed.